Sport

Xherdan Shaqiri lë Liverpool e kalon tek Lyon në Francë! U pagua 9.5 mln sterlina

23 Gusht 2021, 10:50| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 12:06

  • Share

Xherdan Shaqiri pas tre vitesh lë Liverpoolin dhe kampionatin anglez për t’u transferuar tek Olimpik Lion në Francë. Drejtuesit e të dy klubeve kishin ditë që diskutonin për transferimin e futbollistit me origjinë shqiptare tek skuadra franceze dhe më në fund është gjetur dakordësia.

Shaqiri që në vitin 2018-të u ble nga Liverpool për 13.5 milion sterlina kalon tek Lyon për 9.5 milion sterlina. Mediat britanike bëjnë me dije se vet futbollisti i Zvicrës do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e njohur franceze që e kërkoi me ngulm.

29-vjeçari i ka kërkuar largimin trajnerit Klopp duke parë aktivizimin e pakët tek të kuqtë me të cilët fitoi një Premier League dhe Championsin. Pas eksperiencave në Zvicër, Gjermani ,Itali e Angli tashmë Shaqiri do të provojë të luajë edhe në një tjetër kampionat elitar.  Tek Lyon janë të lumtur me afrimin e Shaqirit duke parë eksperiencën e tij të madhe dhe faktin se është pikërishit lojtari që u duhej./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?