Sport

Shaqiri shënon dy super-gola, shpallet 'Njeriu i ndeshjes' nga UEFA: Goli i parë i veçantë për mua, ndaj Turqisë bëmë gjërat e duhura

20 Qershor 2021, 22:37| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 22:53

  • Share

Sulmuesi i Zvicrës, shqiptari nga Kosova Xherdan Shaqiri shënoi dy gola, njëri prej tyre spektakolar, në fitoren e skuadrës së tij me shifrat 3-1 ndaj Turqisë. Për dy super-golat UEFA e ka shpallur Shaqirin 'Njeriun e Ndeshjes'.

Pas ndeshjes, Shaqiri u shpreh i lumtur për paraqitjen e  ekipit në ndeshjes Zvicër-Turqi për Euro 2020, ndërsa tha se bënë veprimet e duhura ndaj një ekipi të fortë.

“Bëmë gjërat e duhura ndaj një ekipi mjaft të fortë. Tani duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhej të fitonim sot dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kishte edhe dy raste të tjerë që i humbëm sepse mund të kishim shënuar më shumë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi të kënaqur me rezultatin. Goli i parë ishte i veçantë, me këmbën time të djathtë, më të dobëtën. Sigurisht u lumturova te të dyja rrjetat. Jam i lumtur me paraqitjen time dhe shumë i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja ekipin”, u shpreh Shaqiri.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 21/06/2021 15:34

    O Fredi ku je o byrazer qenke kthyer? Na kishte marre malli

    Përgjigju
  • Fredi: 20/06/2021 21:11

    Ky osht kot fare, osht prej Myzeqeje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?