Xhevahir Zeneli

VIP & Spektakël

Xhevahir Zeneli: Kadri Roshi më gjuajti me shuplakë

31 Maj 2018, 13:57| Përditesimi: 31 Maj 2018, 14:35

  • Share

Pas një interviste me Rudina Magjistarin, aktori Xhevahir Zeneli, ka treguar për një nga prapaskenat e realizimit të filmit “Kur hapen dyert e jetës”. Ai rrëfen që kushtet atmosferike ishin shumë të vështira dhe që punonin me orë tepër të stërzgjatura.

Në një nga prapaskenat  e filmit “Rrethimi i vogël” ai nuk e dinte që do të kishte një skenë ku do të qëllohej me shpullë. Ja çfarë ka rrëfyer ai:

“Ata ishin futur në zyrën e kryetarit dhe po bënin skenën. Unë nuk dija gjë fare, isha i pambrojtur dhe i papërgatitur për shuplakën. Nuk më kishin treguar. Kur ai hapi krahun mua m’u errën sytë dhe kur tha regjisori shumë bukur doli, aty e kuptova. Kur mbaroi më mori profesor Kadriu dhe më përqafoi. “Mirë do ishte të më kishe treguar profesor”, i thash dhe ai ma ktheu: “Po të të tregoja nuk do dilte njëlloj skena”. Dhe vërtetë ashtu ishte, ne bëmë edhe 4 dubla të tjera dhe mbajtëm të parën sepse unë reagoja, vija dorën në faqe instinktivisht për t’u mbrojtur”.

Kjo ishte një nga prapaskenat që ai e kishte të pamundur ta harronte.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?