Qëndrim Zyba me topin në zotërim

'Xhevahiri' i Ballkanit drejt kalimit në Kroaci, kampionët e Kosovës përfitojnë 500 mijë euro

19 Dhjetor 2023, 18:58| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 18:57

  • Share

Ilir Daja i ka dhënë një tjetër shkëlqim Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll. Përvoja pozitive dhe paraqitja e mirë në Evropë ka bërë që shumë klube të kërkojnë lojtarët e Ballkanit.

"Germanijak.hr" bën me dije se Qëndrim Zyba është emri që do i bashkohet Osijekut në Kroaci. Mesfushori që mund të luajë në dy role është nën kontratë me ekipin nga Theranda deri në verën e 2025 dhe vlera e tij në treg është 500 mijë euro.

Pas tetë milionë eurove të fituara nga përvoja në grupet e Conference League, duket se Ballkani do shtojë të ardhurat edhe nga shitja e lojtarëve të saj dhe Qëndrim Zyba është emri i fundit që lakohet për largimin në merkaton e janarit.

22-vjeçari u bashkua me Ballkanin në verën e 2022 nga Prishtina dhe këtë sezon ka luajtur 12 takime duke shënuar dy gola në elitën e Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?