Xhieldo Hyseni, të ngjitesh në 'OPERA' i transformuar si 70-vjeçari 'Don Pasquale', artisti: Personazhi ka kohë që është me mua

16 Dhjetor 2022, 17:10| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 17:16

  • Share

Xhieldo Hyseni, ka transformuar pamjen për “Don Pasqualen”. I duhet të interpretojë personazhin 70-vjeçar, jeta e së cilit sillet rreth parasë. E po në të tilla ujëra kërkon të hedh nipin e tij Erneston, duke i imponuar zgjedhje që bien ndesh me dashurinë e tij...

“Personazhi ka kohë që është me mua gjatë provave, në shtëpi, çdo ditë që të përmirësohej sa më shumë” rrëfen këngëtari Xhieldo Hyseni.

E rikthyer pas 64 vitesh në këtë skenë, Opera komike ka nisur lojën me performanca të kuruara mbrëmjen e së enjtes në Teatër, e vijon edhe në fundjavë.

“Kjo opera është  dhe për njerëzit që nuk kanë ardhur kurrë në teatër dhe do ta kuptojnë shumë mirë. Sepse është shumë e lexueshme dhe në atë që ne do të bëjmë këtu dhe besoj se do kënaqen pa fund. Është edhe komike ka dhe nota serioziteti, por në fund çdo gjë mbyllet me lumturi”, rrëfen këngëtari

E ndonëse po plotësohen dy shekuj, prej kur u shkrua, duket se veset e njerëzimit mbeten po ato. Interesi, intriga, konfliktet e ndoshta dashuria, mbajnë të mbërthyer publikun, në tri akte.

“Në 1843 e shkroi Gaetano  Donizzetti, po ajo është aktuale më shumë se kurrë sot”, shprehet Hyseni.

Krahas Hysenit interpretojnë në këtë pjesë edhe të tjerë artistë të rinj si Dorina Selimaj, Nina Muho, Renisa Laçka, Christiano Collia, Bledar Domi, Gerald Gurrja, Solen Alla, Erlind Zaraliu dhe Artur Vera.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?