VIP & Spektakël

Xhironte dokumetar në Guinea, aktorit të njohur i rrezikohet jeta

31 Dhjetor 2019, 23:50| Përditesimi: 31 Dhjetor 2019, 23:54

  • Share

Ironi e fatit mund ta quash atë çka i ka ndodhur aktorit të njohur Zac Efron, i cili përpak sa nuk humbi jetën teksa xhironte dokumentarin “Vrasja e Zac Efron”.

Ndërsa ndodhej në xhirimet e një dokumentari në Guinean e Re, 30-vjeçari mori një infeksion fatal. Për të xhiruar “Vrasja e Zac Efron”, aktorit i është dashur të qëndroj 21 ditë në xhungël gjatë muajit dhjetor.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan për jetën e tij për disa ditë”, tha një burim i afërt me aktorin.

Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi. Po ashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.

Komento

Komente

  • Agjenti: 01/01/2020 14:37

    Mor djale xhungla nuk eshte per buzequmeshtit si ju qe rrini gjithe diten para kameras.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?