Rexhep Rraja

‘Xhisiela’ sërish në dyert e gjykatës, djali i deputetit Rraja kërkon lirinë në Apel

13 Tetor 2018, 10:09| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 10:12

  • Share

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë herë në gjykatën e Apelit. Me kërkesë të Rexhep Rrajës djalit të deputetit socialist, apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër është Xhisiela Maloku e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.

Komento

Komente

  • Petraqi: 13/10/2018 10:45

    Neqofte se ka ligje tamam Rexhepi te lirohet dhe vendin e tij ta zere Xhisiela qe trazoi nje shtet te tere dhe ne fund ato qe deklaroi i mohoi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?