Erisa Xhixho, nënkryetare e Partisë së Lirisë

Politikë

Xhixho e PL kritikon Raportin e KE-së: Anashkaloi pikën më të rëndësishme, aksesin e qytetarëve të drejtësia! 150 mijë dosje stok, deri në 15 vite për çështje

19 Qershor, 17:25| Përditesimi: 19 Qershor, 17:30

  • Share

nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kritikoi sot Raportin e Komisionit Evropian, duke vënë në dukje se mungonte një nga pikat më kritike në gjetjet e tyre, si aksesi i qytetarëve në drejtësi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, deputetja nënvizon se “raporti anashkalon elementin e rëndësishëm se si ka ndikuar reforma te qytetarët”.

Për Xhizhon, ë verteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, pasi harta e re gjyqësore uli numrin e gjykatave dhe rriti stokun e dosjeve, duke shtuar edhe mungesën e gjyqtarëve.

Ligjvënësja që u rizgjodh më 11 maj, shprehet se në të gjithë vendin ka 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit, ku ka ende dosje të vitit 2017 në radhë pritjeje dhe një e treta e qytetarëve preken nga ky ngërç.

“Qytetarët ndërrojnë jetë në pritje të një drejtësie që nuk vjen kurrë”, tha ajo mes të tjerash.

Gjithashtu 12-15 vite që i duhen një çështjeje të kalojë të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

“Raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët.

Raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua. E vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve etj.

-Në të gjithë vendin janë mbi 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit.

-Dosje të vitit 2017 presin ende të merren në shqyrtim

-Rreth një e treta e popullsisë preket direkt nga ky ngërç i sistemit

-Për një çështje duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të reformës në drejtësi.

-Për të kaluar të tre shkallët e gjyqësorit, një çështjeje i duhen 12 -15 vjet. Nëse çështja kthehet për rigjykim, pritja për drejtësi trashëgohet te brezi tjetër

-Qytetarët ndërrojnë jetë në pritje të një drejtësie që nuk vjen kurrë.

Reforma në drejtësi ka dështuar në qëllimin e saj kryesor: drejtësi brenda një afati të arsyeshëm, drejtësi cilësore dhe e shpejtë për qytetarët.

Janë qytetarët shqiptarë ata që duhej të ishin përfituesit direktë të reformës në drejtësi. Përsa kohë, drejtësia e re nuk përmirëson jetën e tyre, ajo është e dështuar”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 19/06/2025 20:21

    Doli kjo palacua e partis se sumes!!fytyre e urryer!!po thot brrockullat e radhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?