Erisa Xhixho

Politikë

Xhixho: Fermerët po falimentojnë, qeveria bën propagandë! Më 11 Maj duhet ta ndëshkojmë

18 Prill, 09:42| Përditesimi: 18 Prill, 09:48

  • Share

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se qeveria e Edi Ramës duhet ndëshkuar më 11 Maj për shkak se e ka rrënuar bujqësinë.

Teksa ka ndarë një denoncim të bërë nga JOQ për shpërdorimin e fondeve të BE për bujqësinë, Xhixho shprehet se filozofia e kësaj qeverisjeje prej 13 vitesh në pushtet është vetëm propaganda.

“Ja ku kanë shkuar fondet e fermerëve shqiptarë! Gjithmonë te fasada dhe asnjëherë atje ku ka vërtet nevojë.

Kjo është filozofia e një qeverisjeje 12-vjeçare: Fasadë dhe propagandë nga njëra anë, fermerë që falimentojnë nga ana tjetër.

Më 11 maj ndëshkojmë këtë qeveri të korruptuar që rrënoi bujqësinë!“, shkruan Xhixho.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?