Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv ka thënë se deklaratat e kryetares Monika Kryemadhi se nuk beson te COVID, janë nxjerrë nga konteksti duke u keqpërdorur. Sipas Xhixhos me qasjen e saj ndaj COVID, Kryemadhi ka sensibilizuar njerëzit dhe ka ndikuar që të mos përhapet panik. Kurse për shtyrjen e Konventës së LSI, ajo tha se shkak është bërë rritja e numrit të rasteve dhe mosmarrja e masave nga qeveria.
"Zonja Kryemadhi e ka sqaruar deklaratën se është nxjerrë nga konteksti. Ajo ka treguar me qasjen e saj ndaj Covid se ka sensibilizuar njerëzit, por mbi të gjitha për mospërhapjen e panikut dhe pasojave psikologjike. Sepse sjell dramën më të madhe. Që kështu padyshim gjithë agravimi i situatës dhe rritja e numrit të të infektuarve, mosmarrja e masave nga qeveria, çoi LSI në një vendim për të shtyrë konventën për një moment të dytë, pas zgjedhjeve ku ka pasur një pjesëmarrje të madhe", tha Xhixho.
Largimin e ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti pas 16 vitesh angazhim në LSI, për të marrë postim e drejtuesit të kabinetit në presidencë, Xhixho nuk e ka quajtur shkëmbim mes presidencës dhe partisë së tyre. Panariti sipas Xhixhos është një figurë që do ti shërbejë jo vetëm institucionit të presidentit por edhe vendit.
"Kjo shkembimi besoj se ishte batutë. Panariti është themelues si mua në LSI. Ka kontribuar. Apo zoti Bahir Shaqiri që do kontribuojë. Unë mendoj se nëse presidenti mendon se disa individë duhet të kontribuojnë më shumë në presidencë unë nuk shoh asnjë habi, për sa kohë janë figura që i shërbejnë vendit dhe presidencës si institucion, i vetmi i pa kapur nga mazhoranca. Çdo vlerë e shtuar ndaj këtij institucioni është vlerë e shtuar për vendin", shtoi ajo në Report Tv.
Për të opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin e Ri zgjedhor ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e mazhorancës.
"Ndryshimet të nxituara të panevojshme. Unë e shoh si një rrëzim të të gjithë propozimeve të mazhorancës. Më shumë se sa interesat e opozitës këtu prishen interesat e shqipërisë, por moshapjen e negociatave. Ndryshimet kushtetuese të pajustifikueshme. Unë mendoj dhe interesi është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Këto ndryshime që si shërbyen aspak reformes zgjedhore eshte kosto e mazhorances dhe kryeministrit", shtoi më tej ajo.
Ndërkaq ajo është treguar e prerë me deputetët që kanë hyrë në parlament pas djegies së mandateve, duke thënë se ata nuk kanë më vend në LSI, sepse kanë shkelur një vendim politik. Këtu ajo hodhi poshtë dhe zërat se LSI vijon të ketë marrëdhënie me ta dhe ti "mësojë" për mënyrën si duhet të votojnë në disa raste.
"Ata sjanë deputetë të LSI. Kanë thyer një vendim të LSI dhe kanë një distancim total nga LSI. Nëse sheh të gjithë artikulimin e zotit Rama me LSI e ka. Ne sdo pranojmë asnjë nga ata që janë brenda ata janë të përjashtuar nga LSi sepse kanë thyer një vendim politik. Sa i takon alibisë se deputetët e lSI futen të gjithë brenda dhe te PD jo kjo është spekullim. Sa më shumë largohen nga LSI aq më shumë fuqizohet ajo", shtoi ajo.
Për sa i përket kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit, Xhixho tha se ajo personalisht do të donte që logoja e LSI të ishte në fletën e votimit, por shtoi se një vendim final ende nuk është marrë.
"Taktika si ne do hyjmë në zgjedhje mos kini merak do jetë fituese. Do shihet mënyra më e mirë për të mos humbur asnjë votë e qytetarit. Nëse më pyet personalisht unë do të doja që logoja e LSI të ishte në fletën e votimit në 25 prill, por vendimi do të merret nga forumi i LSI dhe në tryezën e partive opozitare. Për mua është e rëndësishme që opozita të ketë një plan shumë të mirë dhe të ofrojë figura shumë të mira ndaj qytetarëve", tha ajo.
Largimet e disa anëtarëve të LSI gjatë ditëve të fundit për të nuk janë shqetësuese, pasi ka shtuar se ata kanë ikur për interesa personale dhe janë blerë nga qeveria.
"Unë shoh një ardhje të madhe nga PS në disa njësi. Persona që vendosin që të ikin nga LSi i shoh aspak me shqetësim janë raste sporadike të njerëzsve që kanë lidhje dhe interesa të caktuara me mazhorancen. Kjo blerje ka ndodhur edhe në parlament. Joshja me pushtetin është shumë herë më e madhe. Në njësinë bshkiake 1, persekutimi i njerëzve që ishin në atë takim shkoi deri te vëllezërit motrat, duke treguar edhe qasje a qytetare dhe jo karakteristike te PS", tha Xhixho.
Keni te drejte se keni gjetur nje popull se nuk po e ngrin koken e tju hedhin flake,talleni si te doni e toni che doni por ishalla do ta kuptojne nje dite e te ngrihen e tju shporrin nga faqja e dheut
PërgjigjuAhhh....,monika na qenka ber psikologe ?..kjo kenaqet edhe kur genjen veten.Dramen e madhe ,Monika e ka ber duke mos mbajtur maske ,edhe duke mos ruajtur distancen.E keni menduar( ku keni tru ju,te mendoni) se sa persona mund te jen infektuar ne ato grupimet tuaja,mbase edhe kan vdekur???Ne rritjen e numri te te infektuarve jeni fajtor edhe ju,sepse keni ber prapagant kunder masave te vendosura nga qeverria per perhapjen e infeksionit.
PërgjigjuDoli dhe kjo hundpinokja qe futi dhe kusherinjte e shtate ne ministri me shkolle 8 vjecare kur ishte zvministre. Ik moj shore e neveritur, leshilikes dhe Nafije dybeku kane ikur per lesh.Erisa hundpinokja nuk do jete me deputete. Shihe ne ender ministrine qe e bere si zyren e babes.
PërgjigjuHENGESH NJE M.......TI DHE MONA BAXHELLA
PërgjigjuNatyrisht nje Logo LSI .....lesh e dhi ne te do i bente nder Kesaj partie morrash.
Përgjigju