Erisa Xhixho

Xhixho: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një kosh mbeturinash

3 Shtator, 14:54| Përditesimi: 3 Shtator, 14:56

  • Share

Zëvendës-Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar se së bashku me partinë ku bën pjesë nuk do të lejojnë që Shqipëria të kthehet në një kosh mbeturinash. Ajo thotë se pavarësisht se qytetarët e Tiranës paguajnë 20 milionë euro në vit për kompaninë Eco Tirana, çdo cep i kryeqytetit është i mbushur me plehra.

Dhe kjo situatë sipas Xhixhos vjen si pasojë e skandalit të transportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Në fund ajo thekson se Partia e Lirisë do të denoncojë me fakte çdo skandal që lidhet me mbetjet,sepse shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë interesi parësor.

Deklarata e plotë:

Tirana është mbushur me plehra në çdo lagje. Përgjatë javëve të fundit, e kemi parë të gjithë se si plehrat kanë pushtuar rrugët dhe trotuaret.

Koshat e mbushur që kanë qëndruar me ditë të tëra në temperatura deri në 40 gradë vijojnë të mbeten rrezik për përhapjen e sëmundjeve.

Sot, Tirana, qyteti me ajrin më të ndotur, sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, i publikuar së fundmi, po mbulohet edhe nga plehrat.

Qytetarët e Tiranës paguajnë 20 milionë euro në vit për kompaninë Eco Tirana, e cila duhet të përgjigjet për të gjithë territorin e kryeqytetit.

 60 mijë euro dalin çdo ditë nga xhepat e taksapaguesve për të shkuar në xhepat e saj!

Por kompania e lidhur me Ndraghetën nuk garanton atë për të cilën paguhet me paratë e qytetarëve të Tiranës: pastrimin e qytetit nga plehrat.

Ndërsa kryeqytetit i merret fryma nga plehrat, 80 mijë euro shkojnë çdo ditë në kontot e pronarëve faktikë të inceneratorit të Tiranës, inekzistent që nga dita e parë e deri sot.

E gjithë kjo situatë skandaloze vjen në kulmin e skandalit të transportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

Heshtja dhe mosdhënia e asnjë sqarimi nga institucionet përgjegjëse për një çështje që ka të bëjë me shëndetin tonë, tregon në fakt se kemi të bëjmë me përfshirjen e vendit në Trafikim Ndërkombëtar të Mbetjeve të rrezikshme, jashtë protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare.

Kthimi i rreth 1600 ton mbetjeve toksike, si pasojë e këtij transporti të paligjshëm, cënon rëndë shëndetin e qytetarëve. 

 Pse nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur realisht? Këtu kemi të bëjmë me shëndetin e qytetarëve dhe kërkohet urgjentisht që institucionet të zbardhin çështjen, duhet të fillojë urgjentisht një hetim administrativ për çështjen.

Shqiptarëve u rrezikohet sot, jeta dhe shëndeti nga vetë qeverisja e tyre qendrore dhe lokale. Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, përpjekja për ligjin për importin e mbetjeve, është e qartë se ka një qëllim të vetëm: të veprojë në interes të Mafias së Plehrave.

Edi Rama duhet të japë urgjent llogari për eksportin e paligjshëm të mbetjeve, Erjon Veliaj  duhet të përgjigjet urgjentisht për helmimin e qytetit me mbeturinat që kanë pushtuar rrugët.

Kjo maxhorancë që vjedh çdo ditë qytetarët, tani po rrezikon seriozisht shëndetin tonë. Sepse interesi i qeverisë së plehrave është vetëm biznesi i plehrave dhe plotësimi i qëllimeve të mafias së plehrave.

Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një kosh mbeturinash nga një qeveri që i sheh ato si mekanizmin e radhës për të mbushur xhepat.

Ndaj Partia e Lirisë do të denoncojë me fakte çdo skandal që lidhet me mbetjet sepse shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë interesi i saj parësor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 03/09/2024 16:44

    Shqiperia eshte nje vend shume i bukur qe pelqehet nga gjithe bota dhe shqiptaret qe i kane duart per pune do e bejn cdo dite e me te bukur! Ti moj hajdute Erisa Xhixho qe i ke duart vetem per vjedhje dhe grabitje bashk me Like harbutin do shkoni perpara drejtesis dhe ne koshin e plehrave te politikes shqiptare!

    Përgjigju
  • #@!×÷: 03/09/2024 16:25

    Obobo kjo xhixho ta ashtush me astra

    Përgjigju
    • I urti: 04/09/2024 10:08

      Fatekeqesisht thotë të vërtetën. Mendjemadhësia jonë i kalon të gjithë kufijtë, kemi teknologji për të përpunuar gjithë plehrat e Evropës, kemi teknologji për të shkatërruar armët kimike të gjithë botës, kemi teknologji për prodhimin atomike të energjisë elektrike, do të ndertojme hekurudha Durrës Prishtinë Moskë e shumë të tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?