Erisa Xhixho

Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve

5 Nëntor, 13:57| Përditesimi: 5 Nëntor, 13:59

  • Share

Partia e Lirisë e ka cilësuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2025 si një buxhet jo në shërbim të qytetarëve.

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se buxheti i vitit 2025 prej 8.2 miliardë eurosh është torta që qeveria ndan për veten dhe klientët e saj, duke lënë thërrime për taksapaguesit shqiptarë.

“Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për punët publike, ku për shkak të kostove të fryra në mënyrë fiktive, mund të vidhen më kollaj paratë e shqiptarëve” shkruan Xhixho.

Sipas Xhixhos, rreth 800 mijë pensionistë marrin vetëm 16 milionë euro, që do të thotë se qeveria do të vijojë të tallet me ta teksa nënvizon se nuk ka rritje pagash, ndërkohë që vendi ka pagën mesatare më të ulët në rajon.

“Nuk mbështeten shtresat në nevojë, që do të thotë thellim i varfërisë ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës vetëm rriten. Nuk ndryshon taksa që penalizon fermerët. Vetëm 40 milionë euro për kategorinë që kontribuon me mbi 20 % PBB e vendit”, shprehet Xhixho.

Në përmbyllje te reagimit të saj, Xhixho thotë se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë.

“Ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë, që do të vijojnë të përfitojnë përmes koncesioneve e tenderave”, përfundon shkrimi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?