Deputetja e PL, Erisa Xhixho

Xhixho: Rama vazhdon të tallet me pensionistët, indeksimi në 2025 do jetë lëmosha e radhës

4 Nëntor, 09:12| Përditesimi: 4 Nëntor, 09:13

  • Share

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një reagim lidhur me pensionet. Në një postim në Facebook, Xhixho thotë se kryeministri Edi Rama vijon të tallet me pensionistët dhe ka 11 vite që nuk ua rrit pensionet.

Xhoxho shkruan se projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Sipas, Xhixhos indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos

Edi Rama vazhdon të tallet me pensionistët, u merr votën ndërkohë që ka 11 vjet që nuk i rrit pensionet. Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë.

Taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncensionet korruptive. Këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s.

Indeksimi me vetëm 4.1% është qesharak në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës.

Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.

Duke e cilësuar të shenjtë detyrimin që i kemi këtij brezi që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, Partia e Lirisë do t’u vijë në ndihmë pensionistëve duke u bërë të mundur atyre:

Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomik.

Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.

Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë si dhe të artikujve mjekësor (paterica, karroca, shtretër ortopedikë), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.

Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.

Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska problem: 04/11/2024 09:57

    Mire moj zonj. Xhixho po jeni bere si prifti fshatit qe thoshte beni si u them une e mos beni si bej une , aty ishit ne qeveri si dhjathtas edhe majtas sju dogj barku per pensinistet tani partia L…t u kujtuat. Nuk behet fushate duke share e duke kritikuar por duke konkuruar me program ekonomik .

    Përgjigju
  • Miri: 04/11/2024 09:43

    Si nuk keni turp e dilni .partia LSI pastaj PL parti hajdutash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?