Erisa Xhixho me qytetarë në Tiranë

Politikë

Xhixho takohet me qytetarë në Tiranë: Programi ynë ofron një jetë më dinjitoze, ne do të sjellim zhvillimin e vërtetë

23 Prill, 10:05| Përditesimi: 23 Prill, 10:08

  • Share

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar me disa qytetarë në Tiranë për të adresuar problematikat e tyre. Në një postim në rrjete sociale, ajo shprehet se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’u ofrojë qytetarëve një jetë më dinjitoze dhe me ‘frymëmarrje’ ekonomike.

Ajo shkruan se deri më 11 Maj do të jenë në çdo shtëpi dhe biznes, ndërsa bën thirrje për të votuar për Ilir Metën.

“Në çdo biznes, në çdo shtëpi – deri në fitoren e 11 majit!

Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore është programi që u ofron qytetarëve një jetë me dinjitet dhe frymëmarrje ekonomike.

Shqipëria ka nevojë për zhvillim të vërtetë dhe bashkë do ta sjellim atë.

VOTO NR.1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!”, shkruan Xhixho.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?