Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.
Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë që ka fituar në garën “Grand Prix” në Portugali.
“Urime së artës Distria Krasniqi”, shkruan Meta.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Portugali.
“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.
Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme”, shkruan Vjosa Osmani.
Komente

O Berlinez fshati po réndësi ka që ky Shqiptar krenohet me vajzën e ndritur që nderon kombin Shqiptar. Se drejtshkrim nuk po bëjm ktu mbase besi është nxituar e ka bër gabime në drejt shkrim. Po dhe ti o Berlinez vër pseudonim Shqiptar o fshatar.
PërgjigjuBravo jeni e mrekullueshme nje komb kreohet me ju
PërgjigjuJemi krenar me ju shqipe vec perpara vajza
PërgjigjuBravo n’a neruet shqiptarine
PërgjigjuO ti besi Shko e ulu edhe njehere ne Bangat e Shkolles dhe meso te shkruash Shqip.