Majlinda Kelmendi gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e tërheqjes së saj nga sporti aktiv

Xhudistja Majlinda Kelmendi 'del në pension', dekorohet me urdhrin 'Shotë Galica'

6 Dhjetor 2021, 20:05| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 21:06

  • Share

KOSOVË- Majlinda Kelmendi, më 6 dhjetor është pensionuar si xhudiste aktive dhe për të gjithë suksesin e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”. Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore. Për rrjedhojë, Osmani tha se  Kelmendi në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme”, tha presidentja Osmani gjatë fjalimit.

Nga ana tjetër, Kelmendi tha se për gjithë suksesin e saj falënderimi më i madh i takon Kosovës.

“Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar”, tha Kelmendi duke i falënderuar të gjithë për përkrahje përgjatë rrugëtimit të saj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?