Xhufi në ‘Kontrast’: Historia jonë fle në arkivat e huaja, në Greqi e Beograd s’na lanë të futemi! Vangjeli: Politikanët të dëgjojnë historianët, s’janë të përhershëm

28 Nëntor 2022, 19:22| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 23:19

  • Share

Në një ditë të veçantë siç është edhe përkujtimi i ditës së pavarësisë së Shqipërisë, na duhet të kthejmë kokën pas, për të mos harruar të kaluarën. E kush më mirë se historiani, Pëllumb Xhufi mund të na kthejë pas në kohë për të na dhënë një panoramë të asaj që ishim.

I ftuar në “Kontrast” në Report Tv, me gazetarin Denis Minga e analistin Lorenc Vangjeli, historiani u shpreh se çfarë kemi në dorë të bëjmë tani nga çfarë nuk u arrit dikur si dhe na paraqiti historinë e vendit tonë. 

Duke marrë shkasë nga një frazë e figurës më të shquara të vendit, Ismail Qemalit, Xhufi u shpreh se gjithsesi konteksti kohor dhe rrethanat e ndryshojnë realitetin.

Sidoqoftë fraza “Ballkani s’do jetë kurrë i qetë nëse Kosova dhe Çamëria s’do jenë të  bashkuara me Shqipërinë”, gjithsesi tingëllon e drejtë për opinionin publik.

Historiani thotë se në të tashmen, ne mund të bëhemi një përmes globalizimit, pra me anë bashkëpunimit ekonomik, arsim dhe në çdo fushë tjëtër.

“Qemali kur e detyruan të ikte dhe atëherë tha: Ballkani s’do jetë i qetë nëse Kosova dhe Çamëria nuk bashkohen me Shqipërinë.

Në të tashmen ne kemi mundësi të lidhim ekonomitë tona, arsimin, në çdo fushë, madje dhe në Akademinë e shkencave, mua më duket luks që kemi 2.) BE të inkurajon.”- tha Xhufi.

Ndërsa për analistin Vangjeli situata e bashkimit është mjaft evazive. Pra, në një kontekst 110 vite janë shumë ama nisur nga vonesat gati gati të pariparueshme, ky kohezion nuk është edhe aq i madh. Vangjeli u kujdes të linte edhe një mesazh ku tha se, politikanët duhet të dëgjojnë më tepër historianët dhe të mësojnë se çështje të tilla kombëtare janë edhe më shumë të mëdha se përkohshmëria e tyre!

“110 vjet janë shumë janë 4 breza, historia e vendit tonë nuk është se ndryshon shumë nga vendet e tjera por ne na është dashur të kemi vonesa të pariparueshme. Nuk është shumë 110 vjet kur e sheh në këtë kontekst. Edhe mund të quhet vonë dhe normale. Duket sikur ditë pas dite historinë në Ballkanin e trazuar e shkruajnë politikanët, por do jetë ditë e lumtur që politikanët të dëgjojnë historianët. Kosova dhe Shqipëria janë shumë herë më të mëdha se përkohshmëria e tyre.”- tha Vangjeli.

Duke u kthyer sërish pas në kohë, në rend kronologjik, Xhufi u ndal edhe te regjimi komunist. Sipas tij, komunizmi ishte një lloj “zhvatjeje” nga vendet me bindje ideologjike lindore, si ish Jugosllavia, ish Bashkimi Sovjektik e Kina. Ndërsa për analistin, komunizmi erdhi si nevojë e kohës, mbështetur pikërisht në kontekstin kohor ishte nevoja për ndryshim ajo që solli bindjen mariksiste-leniniste.

Xhufi: Janë arsye të brendshme dhe të jashtme janë dhe ndonjëherë (fat i keq). Lufta e dytë botërore p.sh. e përkeqësoi situatën. (...)  Një ndër meritat e Ahmet Zoghut ishte krijimi i shkollave kombëtare dhe gjimnazeve, nga ku dolën luftëtarët por edhe  komunistët...

Vangjeli: Nuk ishin vetëm bajonetat e Enver Hoxhës që e sollën komunizmin këtu, ishte nevoja për ndryshim. Ishin edhe ndërkombëtarët të cilët e kërkonin nga ekstremi në ekstrem. Një regjim i nxjerr në pah defektet që kemi. Mund ta cilësojmë si feudalizëm me petka proletariati.

Xhufi: Komunizmi qe një mënyrë edhe ‘zhvatjeje’ të ish Jugosllavisë,, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën gjithashtu... Kur u lidh me Kinën i zhveshi oficerët tanë nga ato uniformat e bukura dhe i veshi si kinezë për të marrë avionë e topa etj.

Historiani Xhufi, hodhi poshtë të gjitha polemikat për figurën e Ismail Qemalit ku diskutohej “shitja” e jugut të Shqipërisë ndaj Greqisë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë dokument që e vërteton këtë dhe se biseda e Qemalit dhe Theotoqisin ka qenë thjesht një dakordësi për të shmangur ndikimin e ish Jugosllavisë në Ballkan.

“Për atë figurë unë do thosha që ka qenë e studiuar, edhe në kohë të Zogut. Janë hedhur poshtë disa insinuata demek lidhjen me Greqinë, flitej sikur ka patur një marrëveshje që Qemali të lëshonte Janinën. Qemali tentoi një aleancë për të shmangur ndikimin e ish Jugosllavisë dhe historianët grekë sot e kësaj dite, thonë që Qemali në atë bisedë ka rënë dakord me Theotoqisin që t’i jugu i Shqipërisë i takon Greqisë. Por nuk ka asnjë dokument që e vërteton këtë.”- tha Xhufi.

Me një “dhimbje” që ndihej në fjalët e tij, historiani u shpreh se pavarësisht profesionit të tij, arkivat e Beogradit dhe të Greqisë janë ende “territore” të paprekura. Ato mbeten thjesht si gojëdhëna të atyre që kanë pasur mundësi të depërtojnë në to. Xhufi u shpreh se në ato arkiva fshihen të gjitha intrigat që janë bërë ndaj vendit tonë.

“Arkivat e Beogradit unë nuk di të ketë hyrë ndonjë studiues, kamë dëgjuar qëka hyrë një kolegia jonë por është histori para disa vitesh dhe s’ka imput të ri. Në Athinë kam qenë vetë dhe nuk na kanë lejuar. Në arkivat e Greqisë dhe Beogradit janë të gjitha intrigat që janë bërë ndaj nesh.

Historia jonë fle në arkivat e huaja, kur u krijua shteti shqiptar atëherë u prodhua informacion autokton.”- përfundoi profesor Xhufi në Report Tv.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • epo kjo pune: 28/11/2022 20:25

    na ka zene rrota bishtin sa te fusim kemben ne BE pa nese me serbin padrejtesite historike po zhbehen, me grekun hesapet jane pafund por greqira te ve veton plehra pastaj. nderkohe ne pershendetjet per 28nentorin politika ben mire te permende dhe arvanitasit e camerine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?