Yanis Varoufakis: Pse është një mit që Europa Jugore është më e korruptuar se pjesa veriore e kontinentit

21 Janar 2023, 15:29| Përditesimi: 21 Janar 2023, 15:52

  • Share

Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, argumenton se vendet e Europës Jugore janë akuzuar padrejtësisht si vendet më të korruptuara. Përmes një interviste ai tregon me fakte se në fakt janë pikërisht vendet e industralizuara të pjesës veriore të Europës ato që kanë dëshmuar se kanë kryer aktet më të mëdha korruptive e skandale si ai më i fundit, Qatargate.

“Grekët, italianët dhe Mesdheu janë quajtur nga vendet në veri të Europës si vendet më të korruptuara dhe ne e kemi pranuar këtë gjë. Nuk ka dyshim se ka korrupsion në Europën Jugore, po është korrupsion i përmasave të vogla. Ndërsa në veri praktikojnë korrupsionin e nivelit të lartë.

Ja disa shembuj: “Siemens”, 20 vjet më parë. Ishte FBI që zbuloi se në këtë megaskandal u përfshinë qindra në mos mijëra politikanë në Europë. E njëjta gjë me Novartis, Volksëagen, Audi, Mercedes Benz me “Dieselgate”. Ne nuk e kemi këtë teknologji,” shprehet Yanis Varoufakis.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/01/2023 03:41

    E kemi fale te qenit pjese dikur te Bizantit e Otomaneve.Ndryshimi nuk qendron se ata bejne korrupsion ne nivele te larta e ne tek nivelet e uleta,por te fakti qe ne e kemi pjese te menyreste te menduarit e te jetuarit,kurse ata nuk e kane.Ne mendojme qe cdo gje zgjidhet fale parase,fale mikut,fale postit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?