Vdekja e yllit të “Friends’, Matthew Perry ka pasuar me reagimet e ndjera të bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë dhe përgjithësisht botës së artit dhe kinematografisë.
Aktorët Marta Kauffman dhe David Craneb si dhe producenti Kevin Bright, shprehen se akoma nuk e besojnë vdekjen e mikut të tyre.
Në një deklaratë të përbashkët thane se “ne gjithmonë do ta kujtojmë gëzimin, dritën, inteligjencën që ai rrezatonte në çdo moment, jo vetëm në punën e tij, por edhe në jetë.”
"Ai ishte gjithmonë personi më qesharak në dhomë. Më shumë se kaq, ai ishte më i ëmbli, me një zemër të madhe dhe vetëmohuese.”-shtojnë ata.
Morgan Fairchild, e cila luante rolin e nënës së Perry-t në ekran tha "jam zemërthyer për vdekjen e parakohshme të 'djalit' tim, Matthew Perry".
“Humbja e një aktori kaq të ri dhe të shkëlqyer është një tronditje”, shtoi ajo.
Paget Brewster, e cili luajti rolin e Kathy në serinë e gjashtë të Friends, tha se Perry "nuk do të pushojë në paqe sepse ai është shumë i zënë duke i bërë të gjithë të qeshin atje lart".
Lajmi kryesor:
Ndahet papritur nga jeta ylli i serialit ‘Friends’! Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles
K.M/ReportTv.al