Bashkëlojtarët e Diogos homazhe në nderim të vëllezërve

Sport

Yjet e Liverpoolit përkulen me nderim dhe përcjellin Diogo Jotën dhe të vëllanë për në banesën e fundit

5 Korrik, 10:21| Përditesimi: 5 Korrik, 10:53

  • Share

1751703722_diogojota.JPG

Shokët e Diogo Jotës te Liverpool i dhanë lamtumirën mikut të tyre dhe vëllait të tij. Kapiteni Virgil Van Dijk, Alexis Mac Allister, Andy Robertson, Curtis Jones, Harvey Elliott, Wataru Endo, Federico Chiesa, portierin Caoimhin Kelleher dhe trajneri Arne Slot ishin të pranishëm në Gondomar, vendlindjen ku do prehen vëllezërit Diogo dhe Andre Silva.

Ish-bashkëlojtarët e Jotës, James Milner dhe Jordan Henderson ishin të pranishëm gjithashtu. Lojtarët e Portugalisë, Bruno Fernandes, Ruben Dias dhe Bernardo Silva udhëtuan të premte për homazhe në Gondomar. Veç tyre të pranishëm kanë qënë shumë futbollistë që kanë ndarë dhomat e zhveshjes me Diogon dhe të vëllanë, si edhe shumë drejtues klubesh dhe përfaqësues nga FIFA, UEFA.

Zyrtarët më të lartë të Federatës portugeze, përfshi presidentin morën pjesë në homazhe. Edhe ish-trajneri Fernando Santos u pa në homazhe.


Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Mijëra njerëz përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën dhe Andre Silvën, yjet e futbollit bëhen bashkë! Të dhënat nga hetimet e aksidentit tragjik


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?