‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit

29 Qershor, 16:39| Përditesimi: 29 Qershor, 16:56

  • Share

“Yjet nën yje” u shfaq në Shkodër duke rikthyer emocionet e muzikës dhe humorit si dikur në ‘Kafe të Madhe’.

Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Shkodrës ka kthyer në skenë të madhe sheshin para teatrit “Migjeni” ndërkohë që nuk ka munguar videomapping në fasadën e teatrit të Shkodrës me imazhet e artistëve që kanë bërë epokë në artin shqiptar e që sot nuk jetojnë më.

Në skenë janë ngjitur emrat e mëdhenj të muzikës dhe humorit, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Edmond Halili dhe Drande Xhaj gërshetuar me emrat e rinj të skenës, Jozefina Simoni, Akil Vorfi dhe Tan Brahimi.

Për më shumë se 2 orë, sheshi para teatrit Migjeni është kthyer në një skenë të madhe arti, ku së bashku me këngëtarët kanë kënduar edhe spektatorët e shumtë.

 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?