Ylber Ramadani

Serie A 'flet shqip', Ylber Ramadani më i miri në Itali për rikuperimin e topave

9 Tetor, 10:42| Përditesimi: 9 Tetor, 10:45

  • Share

Ylber Ramadani është rikuperuesi më i mirë në Serinë A. Sipas statistikave të bëra publike nga organizatorët, mesfushori i Leçes dhe kombëtares shqiptare është me 60 rikuperime, i pari në Serinë A. Pas tij, dy lojtarë të Napolit; Lobotka (49) dhe Anguissa (45). Belahyane (44) dhe dyshja Duda-Dodò mbyllin pesë vendet e para.

Në të gjithë sezonin e kaluar, Ramadani rikuperoi 223 herë topin, duke qenë lojtari i katër më i mirë i Serisë A në këtë statistikë. Duket se Ramadani vijon me formën e mirë edhe këtë sezon, teksa në dy sfidat e fundit ka pasur një ulje të rendimentit.

Me Milanin dhe Udinesen rendimenti i tij nuk ka qenë në nivelin e mëparshëm. Madje, në humbjen 1-0 në fushën e Udines, goli i kundërshtarit lindi pikërisht nga një gabim i bërë nga ana e tij.

Statistikat

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?