Ylber Ramadani

Ylber Ramadani: Dua mbijetesën në Serie A, më pas Europianin me Shqipërinë

17 Prill, 18:44| Përditesimi: 17 Prill, 19:14

  • Share

Sassuolo dhe Leçe luajnë të dielë në orën 12:30 në Serie A. Përpara ndeshjes për mediet te puljezët doli Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares dhe Leçes kërkon që të tijtë të mbijetojnë në Serie A, teksa më pas fokusi është te Euro 2024 me Shqipërinë.

"Seria A është e vështirë. Do të jetë thelbësore të marrim sa më shumë pikë në këto gjashtë ndeshje.

Trajneri ndryshon formacionin nga ndeshja në ndeshje. Tani luajmë me dy në mesfushë. Jemi më kompakt, kjo është një rrugë më e mire për t’u ndjekur dhe nuk pësojmë gol në tre ndeshjet e fundit. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhë që është Sassuolo.

Euro 2024? Kur hyj në fushë kam besim të madh, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. Dua të arrij fillimisht mbijetesën me Leçen dhe më pas të bëj mirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë”, tha Ramadani.

Kundër Sassuolos do jetë një derbi për Ramadanin, teksa gjen përballë Nedim Bajramin dhe Marash Kumbullën. Me 32 pikë Leçe mban vendin e 13-të, ndërsa Sassuolo me 26 pikë ndodhet në pozitën e parafundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?