Hakim Ziyech

Ylli i Chelsea dështon në testet mjekësore, arabët e kthejnë në Londër

30 Qershor 2023, 16:53| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 16:55

  • Share

Hakim Ziyech raportohet se ka dështuar në testet mjekësore te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Marokeni iu nënshtrua testeve mjekësore me klubin e Cristiano Ronaldos, teksa u zbulua problem me gjurin e lojtarit. Sipas Footmercato , Al-Nassr tani ka dyshime nëse do të mbajë ose jo anësorin.

Ziyech kishte probleme të ngjashme në janar, kur ai kreu testet mjekësore me PSG-në dhe më pas iu nënshtrua testeve të mëtejshme. Një marrëveshje huazimi e propozuar dështoi për shkak të një gabimi në dokumentacion.

30-vjeçari luajti vetëm 24 ndeshje për Blutë në të gjitha kompeticionet dhe koleksionoi vetëm 928 minuta lojë. Ai nuk shënoi asnjë gol, duke dhënë tre asistime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?