Mahmoud Daoud dhe Tayna

VIP & Spektakël

Ylli i Dortmundit 'fiksohet' me këngën e saj, Tayna e falenderon publikisht (VIDEO)

8 Janar 2019, 10:38| Përditesimi: 8 Janar 2019, 11:18

  • Share

Reperja e njohur Tayna është kthyer në një nga këngëtaret më me famë të momentit, ku përveç fansave shqiptarë ka edhe të huaj. Një prej tyre është edhe futbollisti i njohur i Borusias së Dormundit, Mahmoud Daoud.

Mesa duket 23-vjeçari nga Siria është fiksuar me këngën “Pow pow” të reperes saqë e ka postuar edhe një video në “Instastory” ku dëgjohet në sfond kënga e Tajnës.

Futbollisiti nuk është ndalur këtu, ai i ka bërë edhe tag reperes shqiptare.

Por edhe Tayna nuk është treguar indiferente ndaj futbollistit duke e ripostuar videon tek profili i saj, ndërkohë që krahas saj shkruan: Faleminderit.

Postimi i Tayna-s për futbollistin e Dortmund-it

Ende nuk dihet nëse Tayna dhe 23-vjeçari janë miq të mirë apo mes tyre mund të ketë lindur një ndjenjë që së shpejti mund të bëhet publike.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?