Cole Palmer nuk do jetë i gatshëm për kombëtaren e Anglisë në përballjet e marsit kundër Shqipërisë dhe Letonisë, të vlefshme për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026.
Ylli i Chelsea dhe "Tre Luanëve" vuan një lëndim dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe trajneri i Bluve, Enzo Maresca. Italiani nuk e grumbulloi sulmuesin anësor për sfidën e humbur 1-0 me Arsenalin, teksa ky është një lajm i mirë për kombëtaren kuqezi, pasi rivali edhe pse me shumë yje humbet pjesë.
Palmer mungoi gjithashtu në sfidat e nëntorit 2024 të Anglisë dhe i bashkohet Trent Alexander-Arnold, Lewis Hall, Kobbie Mainoo, John Stones dhe Bukayo Saka, të cilët nuk janë të gatshëm për Thomas Tuchel.
Komente
