Aktorja e Hollivudit Stella Stevens, e cila luajti bashkë me Elvis Presley në filmin ‘Girls’ dhe me Jerry Lewis në ‘The Nutty Professor’, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi i trishtë u nda nga familjarët e saj. Djali i saj tha për Hollywood Reporter se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit.
Ajo mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion The Poseidon Adventure. Stevens ka punuar edhe në televizion, në seriale si Murder She Ërote dhe Magnum. Mikja dhe menaxherja e saj, Maria Calabrese, tha: "Ishte një nder dhe privilegj të punoja me Stellën, e cila ishte një nga njerëzit më të mrekullueshëm dhe të talentuar".
Aktrimi The Nutty Professor, në komedinë fantastiko-shkencore të vitit 1963, është një ndër rolet e saj më të paharrueshme të saj. Stevens luajti një studente të profesorit.I dëshpëruar për t'i bërë përshtypje asaj, ai sajon një ilaç për ta shndërruar veten në një personazh karizmatik.
Stevens modeloi shumë herë për Playboy. Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Stevens punoi në televizion, duke u shfaqur gjithashtu në Hart to Hart, The Love Boat dhe Ëonder Ëoman, ku ajo luajti një kampione naziste në xhudo që mendonte se mund të përballej me heroinën titullare të Lynda Carter.
Burri i dytë i Stevens dhe partneri prej 37 vitesh, kitaristi rok Bob Kulick, vdiq në maj 2020.
Vëllai i tij, Bruce – ish-kitaristi i grupit amerikan Kiss – shkroi në Tëitter: “Aktorja legjendare Stella Stevens, partnerja shumëvjeçare e vëllait tim, ndërroi jetë këtë mëngjes nga një sëmundje e gjatë.