Fitues i dy çmimeve Oscar, aktori i njohur amerikan e ka thënë prerë se mund të vazhdojë të interpretojë në filma edhe pas vdekjes së tij, falë Inteligjencës Artificiale. Teknologjia e re siç shkruan Financial Times, mund të sigurojë ‘pavdekësinë’ duke i lejuar yllit të Hollywood-it të vazhdojë të shfaqet në ekranin e madh dhe pas vdekjes së tij fizike.
Hanks që sot është 66-vjeç ka shpjeguar se e ka parashikuar zhvillimin e inteligjencës artificiale në industrinë kinematografike 20 vjet më parë, saktësisht kur ka qenë protagonist i filmit për Krishtlindje “The Polar Express”, ku aktori në rol ndërmerr një udhëtim fantastik në versionin digjital.
“Nëse unë do të doja, mund të prezantoja një seri me 7 filma ku unë interpretoj si të isha 32-vjeç. Mund të them që aktualisht ka diskutime të hapura me kompani, agjenci dhe studio ligjore për të gjetur implikime ligjore lidhur me fytyrën, zërin tim dhe pronën intelektuale. Sot çdokush mund të krijojë vetveten përmes inteligjencës artificiale ose një teknologjie ‘deep fake’. Mund të më shtyp një autobus nesër e gjithsesi mund të vazhdoj të shfaqem në përjetësi”, tha aktori.