Ylli i ‘Kumbarit’, Al Pacino, baba për herë të katërt me të dashurën 53 vite më të re

31 Maj 2023, 15:55| Përditesimi: 31 Maj 2023, 15:56

  • Share

Aktori i Hollivudit, Al Pacino do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Aktori që u bë i famshëm në filmin “Kumbari: ka njoftuar se e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah është shtatzënë në muajin e tetë, raportojnë mediat botërore.

Një përfaqësues i Al Pacinos konfirmoi lajmin media të shumta, si People, The Hollywood Reporter. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Pacino dhe Alfallah kanë qenë së bashku që nga periudha e pandemisë Covid-19.

Ndërkohë Al Pacino është babai i tre fëmijëve - dy me Beverly D'Angelo dhe një me Jan Tarrant. Karriera e tij filmike është më shumë se pesë dekada. Pacino ka luajtur në The Irishman, The Godfather, Scarface dhe Scent of a Ëoman, (Aromë Gruaje) me të cilin fitoi dhe çmimin Oskar

Alfallah punon në industrinë e filmit dhe ka prodhuar filma si Billy Knight, Little Death dhe Brosa Nostra.

Pak ditë më parë ishte një tjetër aktor i njohur, Robert de Niro që njoftoi se kishte mirëpritur  fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?