Giannis Antetokounmpo

Ylli i NBA humbet Botërorin, Antetokounmpo lë 'në baltë' Greqinë

12 Gusht 2023, 17:03| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 17:04

  • Share

Superylli i Milwaukee Bucks dhe kombëtares greke në basketboll, Giannis Antetokounmpo humbi garën me kohën dhe nuk do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm FIBA ​​2023, njoftoi lojtari në rrjetet sociale.

Dëmtimi në gjurin e majtë dhe operacioni në fillimin e kësaj vere, detyron basketbollistin grek të mos përfshihet nga kombëtarja helene për botërorin që do të nisë në javën e fundit të gushtit.

"Të gjithë e dinë se pasioni dhe dashuria ime për kombëtaren s'ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë. Që nga mbyllja e sezonit tim në NBA, unë e kam shtyrë trupin tim deri në kufijtë për të qenë lojtari që duhet të jem për të ndihmuar ekipin tonë të arrijë qëllimet që kemi vendosur. Por pas muajsh pune dhe takimesh të shumta me stafin mjekësor, është e qartë se nuk jam gati të garoj në nivelin që duhet të jem për të marrë pjesë në Kupën e Botës", shkruan greku mes të tjerash.

Greqia do të jetë në Kupën e Botës në Grupin C së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jordaninë dhe Zelandën e Re. Ndeshja e parë për të besuarit e Dimitris Itoudis do të luhet më datë 26 gusht ndaj Jordanisë. Kupa e Botës “FIBA 2023” do të zhvillohet në tri vende, përkatësisht në Filipine, Japoni dhe Indonezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?