Ylli i filmit “Adolescence’”, Owen Cooper, ka hyrë në historinë e çmimeve 'Emmy' si një nga më të rinjtë e nominuar ndonjëherë për çmimet e këtij viti.
15-vjeçari britanik është nominuar për aktorin më të mirë mbështetës në një serial të kufizuar/antologjik ose film televiziv. Nëse fiton, Cooper do të jetë fituesi më i ri mashkull i një çmimi Emmy për aktrim.
Cooper nuk kishte punuar kurrë si aktor përpara se të bënte audicion për “Adolescence”. Ai luajti rolin e Jamie Miller, një 13-vjeçar i arrestuar nga policia me dyshimin për vrasjen e një moshatareje.
Britt Lower, Quinta Brunson, Harrison Ford dhe Jeremy Allen White janë ndër yjet që konkurrojnë për çmimet kryesore për aktrim.
The Studio, The Bear, Abbott Elementary dhe Shrinking janë ndër pretendentët në kategoritë e komedisë.
Aktorët dhe serialet më të mira televizive do të nderohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Los Angeles më 14 shtator.
Komente
