Ankesa jo e papritur e Erion Velisë në Kushtetuese është e drejtë e Tij eksluzive. Askush më mirë se ai nuk ja bën hesapin vetes.
Ai ka zgjedhur të mbrojë veten, qoftë dhe me koston politike që vjen natyrshëm në marrëdhënie me partinë e vet. Ai la zgjedhur të mos jetë pjesë e zgjidhjes politike që ka propozuar partia e Tij, por ka zgjedhur të mbrojë veten.
Krejt normale.
Sa më takon më intereson ankesa e Veliajt për hir të parimit të sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës. Por ky "interes" imi nuk la lidhje me debatin politik që bëhet në këto raste, sepse nuk kam interes politik.
Tani, zgjedhja personale e Erion Velisë nuk e justifikon aspak PD që nuk ka ende në kandidat për të Bashkinë e Tiranës.
Ka bërë 40 e kusur protesta kundër Veliajt, shumë më shumë se kundër Ramës dhe nul paska patur një kandidat?!
Po atëherë pse ka protestuar?!
Kjo kapje gafil, në thelb e bën farsë edhe protestën e bërë.
Një opozitë duhet të gëzojë kur ka zgjedhje parakohe dhe jo kur shtyhen ato se nuk është gati.
Ç'llogjikë është kjo?! Kur nuk je gati për zgjedhje, për çfarë ekziston në politikë?!
Çdo opozitë në botë i ka emrat e gatshëm për çdo situatë. (Edhe Pilinçi e ka një qeveri hije...)
Asnjë opozitë në botë nuk harxhon kohë politike me procedura, afate ligjore, padi, kallëzime e ankesa. Aq më pak me raportet e ODIHR, që politikisht s'i hynë në punë as dreqit.
Ankimi i Veliajt nuk justifikon aspak paaftësinë fatale të PD për të marrë pjesë në zgjedhje.
Komente
