Moment nga diskutimet për Draft-Kodin e ri Penal

Opinion

Ylli Manjani: Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

8 Gusht, 10:20| Përditesimi: 8 Gusht, 10:23

  • Share

Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin.

Shkodranët bëjnë humor me fenë "tigli i majmunit".

Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose pa asnjë fé, përbën as më pak e as më shumë rikthim tek praktika komuniste e dënimit politik.

Kujdes, për disa që ngatërrojnë termat, nxjerrja e sekreteve apo shitja e tyre tek agjensitë e huaja quhet spiunazh, ose thjesht nxjerrje sekreti.  Gjithashtu, shitja apo dhurimi i territorit të shtetit një shteti tjetër është vepër penale më vete...

Tradhtia është koncept moral që shpesh bëhet politik. Ajo nuk është një akt konkret, por një gjykim moral mbi aktin. Tani, përsa kohë që drejtësia penale dënon aktin/veprimin që sjell pasojën, dënimi mbi gjykimet përbën dënim politik.

Dhe nuk është se s'na ka ndodhur kjo gjë në të shkuarën.

Si ka mundësi që nuk zëmë mend?!

Tani, argumenti i ndërkombëtaristëve, që i pastë qeveria me jetë, se këtë nenin e tradhërisë na e kërkon NATO është më i hollë se dhalla. Hirrë fare.

Po mirë more shokë internacionalistë, kur NATO na pranoi anëtarë, si thoni ju nuk e dinte që në Kodin tonë Penal nuk gjendet tradhëtia ndaj ardheut si vepër penale?!

Se kur hymë në NATO nuk e kishim, as sot madje nuk e kemi këtë nen, ore. Atëherë si na pranuan?!

Pra NATO-s nuk i qetheshka fare për këtë nen. Atëherë përse tani?!

Jo vetëm NATO po as Këshilli i Europës, OSBE ku jemi anëtarë, as BE ku jemi kandidatë nuk ka interes të dijë e dënojmë njëri-tjetrin ne për tradhti ndaj atdheut tonë.

E kuptoni apo jo ore!?

Për të gjitha këto organizma gjigandë ndërkombëtarë rëndësi ka që Shqipëria të plotësojë një kuadër ligjor brenda shinave të akteve ndërkombëtare, po se si këto zbërthehen në ligjet vendase çdo shtet e bën në mënyrën dhe kulturën e vet.

Dhe këtu, me këtë rast, dua të trajtoj edhe shqetësimin e disa juristëve që thonë se disa nene na i diktokan konventat që kemi nënshkruar. Konventat, miqtë e mi kanë gjuhë përgjithsuese që duhet të lidhinkulturën nordike me kulturën afrikane. Nuk ka asnjë kuptim që ligji vendas të marrë nenin siç është në konventë e ta bëjë kod penal. Po të ishte kështu, pse na duhet ligi vendas?! E dënojmë njëri-tjetrin me ligjet e botës!!!

Por të kthehem prap te dashnorët e NATOs, BE, Amerikës a ku e di unë.  Argumenti se na e do NATO apo BE apo të huajt nuk pi ujë askund. Përkundrazi çon ujë në burimin e qeverisë, e cila ka gjithnjë interes të natyrshëm të ketë sa më shumë ligje ndëshkuese.

Në daç pranojeni në daç jo, po kjo punë kështu është. Ne bëjmë kode për vete e jo për qejf apo inat të komshiut.

Le pastaj se çështë një nen tjetër aty te projektkodi penal që mbron NATO-n. Hahahahahaha!!

O njerëz, ne hymë në NATO që të na mbrojë ajo ne dhe jo ne atë.

Hajde bye tani dhe mendjen këtu, jo të punët e dynjasë!

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?