Ylli Manjani

Politikë

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

24 Korrik, 21:39| Përditesimi: 24 Korrik, 21:41

  • Share

Ylli Manjani ka ironizuar demokratët, pas deklaratës së një ditë më parë të Sali Berishës, që mori në mbrojtje Erion Veliajn. Manjani thotë se demokratët, iu janë futur me libër shtëpie atyre që e kanë mbrojtur deri më sot Veliajn, ndërsa për Berishën nuk thonë asgjë.

“Ore megjithmend, nuk pashë askund asnjë demokrat facebuku të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur Erion Velinë dhe të drejtat e tij.

Ku jeni o demokretër!?

Dëgjoni apo jo?!

Vetë Berisha i mbrojti të drejtat e Velisë (dhe mirë bëri d.m.th)

Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos rhënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se "prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit".

Se kundër arrestit jo proporcional me burg kam nja 10 vite që shprehem kundër, pavarësisht se kush është i arrestuari.

Por te unë hapët librin e shpisë, te doktori duaj po njiheni gjë me librin tuaj të shpisë që s'ndjeheni, apo si?!

Hë mo, flisni! Shiheni mirë librin e shpisë tuaj tani..

Shani veten më mirë se nuk ja vlen tua kthesh të sharën.

Bëjeni edhe ju si tifozët e Flamurtarit dikur, që shanin Vasil Rucin dhe, kur ai bëri gol filluan të shajnë motrat e veta...

Bahhh...

****

Kjo vlen edhe po ju demokretër që akoma më asocioni mua me Liken, të cilin për herë të fundit e kam takuar gati 9 vite më parë.

Te doktori mbajeni frymën edhe ju, se ai po e mbron (dhe mirë po bën, gjithashtu)

Hë xhan”, shkruan Manjani.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 25/07/2025 08:55

    O kokëzbathur mos e kruaj me vlonjatët se ta beeeep motrën ku ta kesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?