Foto ilustruese

Opinion

Ylli Manjani: Prokurori nuk është drejtësia

20 Shtator, 10:01| Përditesimi: 20 Shtator, 10:05

  • Share

Ekziston një keqkuptim i madh midis nesh mbi statusin e prokurorit. Pjesërisht ky keqkuptim na vjen nga e shkuara komuniste, ku ajo që thoshte prokurori bëhej vendim gjykate. Por edhe ndryshimet kushtetuese të 2016, me atë konsensusin 140 deputetësh e legjitimuan disi këtë keqkuptim, kur parashikuan të njëjtin status legal si për gjykatësit ashtu edhe për prokurorët.

Pra kemi KLGJ për gjykatësit, por kemi KLP edhe për prokurorët. Kemi shkollë magistrature për gjykatës e për prokurorë.

Kemi rregulla emërim-shkarkimi në Kushtetutë për gjykatësit, por edhe për prokurorët. Kemi madje edhe rregulla për prokuroret specialë!!!

Pra është legjitimuar disi ideja tërësisht e gabuar se prokurorët janë drejtësia në këtë vend.

Në fakt drejtësia është GJYKATA. Ajo është pushtet. Prokurorët është thjesht palë në gjyq, siç janë avokatët në anën tjetër.

Prokurorët mbrojnë në gjyq publiken, avokatët mbrojnë privatin.

Kaq. Asgjë më shumë s'mund ti shtohet kësaj llogjike të thjeshtë e të lashtë sa vetë origjina e shtetit dhe e drejtësisë.

Nuk mund të ketë prokurori të njëjtin status si gjykatësi, se pyetja është po avokati pse jo?! Pse ska një KLA, pra një këshill kushtetues edhe për avokatinë, në Kushtetutë?!

Ska se si të ketë se pastaj do na duhej një Kushtetutë këshillash e bordesh që smbaron. Po këshilli i barinjve?! Do të duhej edhe aty një këshill....

Ndërkohë llogjika e shtetit me pushtete të ndara është shumë e qartë:

parlamenti që përfaqëson ligjbërjen;

Qeveria, që përfaqëson ligjzbatimin;

Gjykata, që përfaqëson drejtësinë.

Pra është gjykata e paanëshme jo palët në gjykim që bëjnë drejtësi! Të tjerët janë palë ose pjesmarrës në proçese.

Ndaj edhe prokurorët, të posaçëm a të përgjithshëm qofshin, janë thjesht palë në gjyq. Ata nuk mund të sillen si cuba kushtetues, por si mbrojtës të interesit publik, nën prezumimin se ja fusin edhe kot kur e bëjnë këtë punë.

Prandaj, nëse hapet ndonjëherë kjo loja e një Kushtetute normale, duhen shfarosur nga aty të gjitha nenet që flasin për prokurorët. Nene që i diktuan disa syleshë shqiptarë dhe teveqelë të huaj, me idenë se i duan këto "mrekullira" të ngrira në Kushtetutë që të mos ua ndryshojë njeri!!!

Se, si të gjithë tarafelet idiotë të kësaj bote, patën mendimin se idetë e tyre duhet të jenë të ngrira në përjetësi... Zaten prandaj dhe kemi këtë Kushtetutë manual personeli, që fikson hallin e të emëruave dhe jo të shtetasve.

Por nëse ndonjë ditë do kthehemi në normalitet, duhet shkrirë ajo KLP si fillim. Nuk ka asnjë kuptim ai institucion që të zërë vend në Kushtetutë.

Prokurorët janë profesionistë të ligjit nën hyqmin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe këtu mbyllet ky hesap. I përgjithsëm apo i posaçëm, prokurori shërben nën hyqmin e prokurorit të Përgjithshëm.

Në shumë vende janë pjesë e qeverisë madje. Sepse prokurorimi është shumë më afër, madje ngushtësisht i lidhur me policimin.

Prokuroria nuk është drejtësia. Sa herë përceptohet kështu, pra si drejtësia vetë, sistemi politik ka qenë i dhunshëm.

Kur prokurorët bëhet cuba dhe gjykatësit pula, imagjinojeni vetë pastaj drejtësinë e gjelave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 20/09/2025 17:06

    Saktë, logjikë e pakundërshtueshme juridikisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?