Berisha me aleatët

Politikë

Ylli Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli! Kjo ‘Shqipëria Madhështore’ është se ç'është, ju vjen dhe Chrisi i Trumpit tani

4 Mars, 19:03| Përditesimi: 4 Mars, 19:08

  • Share

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e quajtur një “aleancë konservash”. Manjani shkruan se e vetmja gjë madhështore që mund të bëjnë është “shyqyrllëku i sabahut”.

Më tej, Manjani shkruan se me “konservat e lulit, shkohet thjesht te Luli”, duke ironizuar koalicionin e Berishës me të cilin kërkon të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Pa ‘shigjetuar’ nuk lë as këshilltarin e Berishës Lacivita.

“Kjo është aleancë konservash, jo konservatorësh. Të vetmen gjë madhështore që mund të bëjnë është shyqyrllëku i sabahut.

Me konservat e Lulit shkohet thjesht te Luli... Nejse, punë për ta. Po kjo Shqipëri a Madhështore është se ç'është. Hahahahahahahahahahahahha.

O njësh! O gjigand! O i madh! Hahahahahahahahahahahaha. Ja vjen dhe Chrisi i Trumpit tani dhe... e dini vetë ju. Hahahahahahahahahaha”, shkruan Manjani.

Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” që do të drejtohet nga selia blu e Sali Berishës e që ka në përbërje 25 parti të vogla. Më i përkëdheluri i koalicionit është Ilir Meta, logoja e të cilit ka 4 vende të sigurta në parlament sipas marrëveshjes. Aleatët e tjerë të vegjël do të qëndrojnë në kuotën e 1 mandati të sigurt për Mediun, Dulen dhe PAA e Agron Dukës duke çuar në 8 numrin e mandateve të deputetëve që i falen aleatëve, por të gjithë do të kenë mundësi të fusin në lista të hapura kandidatë.

Krahas aleatëve tradicionalë thuajse të njëjtët edhe të zgjedhjeve të shkuara, ku sërish çamët e grekët do të jenë në të njëjtën ombrellë, për aleancën për “Shqipërinë Madhështore” Berisha ka thirrur në ndihmë edhe Kujtim Gjuzin, Selami Jenishehri, Sazan Gurin apo Kostaq Papën/

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?