Foto ilustruese

Opinion

Ylli Manjani: ‘Treni bullgar’ i PS nuk e justifikon dot ‘Ruletën ruse’ të PD

21 Maj, 19:12| Përditesimi: 21 Maj, 19:16

  • Share

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi plumbi në fole këtë radhë..

D.m.th, le ta zëmë se u përdor treni bullgar si mekanizëm i blerjes së votës, pyetja është a e justifikon dot ky mekanizëm diferencën prej 300 000 votash?!

Deri më sot nuk është provuar askund se me këtë skemë fitohet kaq thellë.

Janë 300 000 vota avantazh që do të thotë 30 mandate diferencë e PS nga PD+madhështorët. Në fakt kjo llogjikë përkon dhe me numrat post rezultat. Me blerje fitohen 3, 4,5 ndoshta edhe 6 mandate, por jo 30.

Debati mbi trenin bullgar do kishte kuptim kur diferenca do ishte e ngushtë dhe opozita nuk do ishte vetvrarë nga arma e ruletës ruse.

Nga ana tjetër, duhet mbajtur në konsideratë fakti se asnjë tren bullgar nuk aplikohet dot pa dijeninë e komisionerëve, pra edhe të opozitës në qendrën e votimit.

Nëse kjo ka ndodhur atëherë i bie që kjo të jetë provë e "vetvrasjes" së opozitës gjithashtu.

Sorry, po asnjë llogjikë e ftohtë nuk e rrok dot debatin për ndershmërinë e zgjedhjeve me të vetrarët elektoralë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?