Ish deputeti i PS-së në kohën e qeverisë Nano, Ylli Manjani, dhe me pas ish deputeti i LSI-së, kur mori pushtetin qeveria Rama, ka reaguar pas daljes së një projektligjit të firmosur nga Kryetari i kuvendit Gramos Ruçi “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës me Objektin “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Ky projektligj që propozon të lidhet një kontratë me një kompani biznesi, ku qeveria do të krijojë një Komision Negocimi që truallin e Teatrit Kombëtar para se t’ia kalojë kësaj kompanie, përveç protestave të djeshme të artistëve, ka pasur reagime të shumta nga personalitete të politikës, artit dhe kulturës. Ish-deputeti i LSI-së Ylli Manjani është shprehur se ky projektligj përbën shkelje të Kushtetutës dhe rendit ligjor të Republikës! Ja çfarë ka shkruar konkretisht Ylli Manjani sot në statusin e tij në Facebook:
Një projekt ligj i Ministrisë së Kulturës propozon të lidhet një kontratë me një kompani biznesi, është skandali i ri, që përpiqet të mbulojë skandalin Xhafaj!E paparë e dëgjuar në historinë e 100 viteve të fundit të jurisprudencës në vendet demokratike!
Ai projekt ligj, krejt pa kulturë, nuk ka asnjë lidhje, po asnjë fare, me Kushtetutën dhe rendin ligjor të Republikës!
Vetëm Erdogani ka bërë një ligj të tillë, ku renditi emrat e gjykatësve Gylenistë për ti larguat nga sistemi gjyqësor.
Qeveria jonë është pasuese e vetme e kësaj praktike ligjore anti-shtet e anti-demokraci! Nuk gjendet asnjë rast i tillë në hapësirën e BE, me të cilën duam të negociojmë për anëtarësim!
Ligj në definicion do të thotë norma kuadër që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet e fushës (jo firmës Fusha)!
Në Republikën e Shqipërisë pushtetet janë të ndara (neni 7); pra parlamenti bën ligje dhe qeveria i zbaton. Gjykata jep drejtësi.
Çështjet që duan ti rregullojnë me këtë projekt ligj, mund ti zgjidhin me ligjet kuadër që janë në fuqi. Konkretisht : Ligji Për Koncesionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; Ligji për Urbanistikën etj.
Pra Parlamenti e ka bërë detyrën e tij Kushtetuese duke miratuar këto ligje. Kuvendi nuk mund të bëjë detyrat e qeverisë aq më pak të bashkisë!!!
Parlamenti nuk mund ti bëjë ligjet si vendime tenderësh! Ky është kulmi i pabarazisë ndërmjet shtetasve!
Ligji tregon procedurës se si bëhet tenderi, por nuk shpall fituesin!
Neni 116 i Kushtetutës tregon qartë se ligji ka fuqi në gjithë territorin dhe jo vetëm tek territori i Teatrit Kombëtar!
Pra asnjë lidhje me Kushtetutën ka ky projekt ligj, tepër i rrezikshëm për demokracinë gjithashtu!
I rrezikshëm sepse, me të njëjtën logjikë Parlamenti mund të bëjë ligj për të futur në burg individë apo grupe të caktuara! Apo kanë turp këta!
Ky është skandal e kaluar skandalit! Puç i pastër kundër rendit Kushtetues, në dhunim të hapur të ndarjes së pushteteve; barazisë para ligjit dhe; të hierarkisë së normave!
Ndërkohë vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Ndaj qeveria dhe pushteti monist bën qejf!
Por ky skandal nuk mund mbulojë dot krimet shtetërore të trafikut të drogës dhe të damkosjes sonë të përbashkët....
Ylli Manjani
PDF/Projektligji për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar (klikoni që të hapet dokumenti)
O Manjan avukati je karte djegur sa gri sallat kot .je nje pacavure tamam si ata qe vene njerzit neper bace.DORDOLEC ME BREK TE SHKURTRA.Populli ka zgjedhur nje qeveri per ta udheheq .dhe ti mba krahun o pjestar ne vrasjet e 21 janarit qe sta pame tullen kokes te distancohesh o mi HALEJA te ka hyre vetja ne qef dhe bo KERRNETA E PRESIDENT BAFTJARIT .
PërgjigjuLoqke mbeti ky panxhari.E hodhi Rama ne koshken e plerave e tani mysybeti grin tallash e ha m***t
Përgjigju