Shëndeti

Ylli Merja tregon lulen 'çudibërëse' për celulitin dhe shëndetin tuaj / Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni

19 Maj, 15:35| Përditesimi: 19 Maj, 15:42

  • Share

Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me rradhë ka shëruar trupin dhe qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, problemet hormonale, qetësimin e sistemit nervor, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme – kjo bimë medicinale është aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka përdorur gjithmonë, sidomos në kozmetikë: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç nga natyra. Për këtë bimë medicinale flasim sot në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, në Report TV me biofarmacistin Ylli Merja.

“Në Shqipëri kalendulën e gjejmë kudo si një lule zbukuruese, në zona të ndryshme e njohin me emra të ndryshëm si kumak, nargjileçkë apo verdhashkë.  Eshtë një bimë barishtore njëvjeçare, me rrënjë boshtore, gjethe heshtake të dhëmbëzuara e të mbuluara me push. Lulet kanë diametër deri 5 cm, me petale të vendosura në dy rradhë në formën e një disku të sheshtë. Përbërësit kimik të kësaj bime janë shumë të mëdha, në vajin esencial të saj gjenden mbi 45 substanca”, thekson Merja në fillim të bisedës.

Flavonoidet si glikozidet dhe kuercetina të pranishme në bimën e kalendulës kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira. Ndërsa triterpenoidet, streolet, karotenoidet, taninet pirogale, saponinet janë anti-inflamatore dhe shëruese kundër edemave në kyçe. Acidi klorogjenik dhe kalendik me veti antioksidante, anti inflamatore dhe rigjenerues, kane efekte shkrirëse mbi celulitin.

“Vlerat shëndetësore dhe përdorimet terapeutike të kalendulës janë të shumta. Kjo bimë është një rregullator natyral i hormoneve femërore; anti inflamatore për sëmundjet e sistemit tretës; largon parazitët nga zorrët; ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, qetëson sistemin nervor; ka veprim anti bakterial veçanërisht për bakteriet stafilokok dhe streptokok”, thekson specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja

 SI TA PËRDORNI KALENDULËN

- Lulet dhe gjethet mund të përdoren të njoma ose të thara.

- Përdorim i brendshëm: në 150 ml ujë përvëlojmë 2-3 gr lule kalendule. Mund të merren 3-4 gota.

 - Përdorim i jashtëm: gjethet e njoma shtypen dhe vendosen mbi plagë apo puçrra ose akne në fytyrë. Lulet e njoma shtypen dhe vendosen mbi plagë. Lihen 3-4 orë. Bëhet 2-3 javë, nga 2 herë në ditë.

- Lulet e njoma mund të zhyten në vaj bajamesh të ëmbla 150-200 gr në 0,5 litër vaj (ose vaj ulliri). Pas 30 ditësh filtrohet vaji. Përdoret për lyerje plagësh të jashtme 2 herë në ditë, ose për t’u pirë 2 lugë çaji në ditë para buke. Ky vaj është shumë i mirë për rrjebullën dhe ekzemën.

- Ekstrakt alkolik: Në 0,5 litër alkool 75% hedhim 200 gr lule kumaku. Lihet 12-15 ditë, kullohet dhe pihen 3 herë në ditë nga 30-40 pika.

- Vatrat e celulitit lyhen 1-2 herë në ditë për një muaj me ekstraktin e kalendulës, i cili ndihmon në shkrirjen e pllakëzave të dhjamit.

- Në veçanti femrat që kanë cikël me menstruacione të pakta, ose ato që kanë menstruacione të shtuara, ose ato që kanë dhimbje të forta menstruale duhet ta përdorin këtë bimë një javë para ciklit.

- Një krem me kalendula për djegien nga dielli: Në 50 ml vaj kalendule të përqëndruar hedhim 5-6 gr dyllë blete, 10 pika vaj livando. I ngrohim sa të shkrijë dylli, e lëmë të ftohet dhe përdoret 2 herë në ditë.

Falë zinkut, magnezit dhe selenit që përmban kalendula, kjo bimë është gjithashtu shumë efikase për qetësimin nervor si dhe për personat që kanë probleme me tiroidet. 

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kalon për gjykim dosja 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?