Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervor

9 Tetor 2023, 13:04| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 16:26

  • Share

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor. Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë.

“Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja.

Po si të kemi një tru të shëndetshëm? Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Ylli Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.

Disa nga simptomat paralajmëruese të çrregullimit nervor janë:

·        Çrregullimet në gjumë, rrudhat në ballë

·        Ndjesi si mpirje trupi dhe këputje trupore

·        Luhatje tensioni, skuqje sysh, fytyre

·        Kostipacion ose diarre

·        Dhimbje pas koke deri tek sytë

·        Fytyrë e zbehtë

·        Shfaqje fizike, ndryshim i tonit të zërit

·        Rënie në peshë, ndryshim i humorit

·        Fiksim pas një realizimi të pamundur

·        Ndjesi sikur dëgjon zëra, mendime negative

Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve.

“Natyra ofron atë që produkti farmaceutik nuk mund ta përmbledhë në një tabletë. Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin. Pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes. Gjithashtu goxhi berry, aronia dhe boronica e zezë janë bimë me veti të mrekullueshme” thekson Merja.

Trajtimi alternativ për një tru të shëndetshëm përfshin; përdorimin e antioksidantëve te perimet, erëzat pasi largojnë radikalet e lira dhe ushqejnë trurin. Konsumimi i agrumeve dhe i të gjitha frutave me ngjyrë të zezë, përdorimi i çajit të malit, barit të bletës, borzilokut, rozmarina, mëllaga, lule bliri, heleksiriumi – janë bimë që frenojnë sëmundjet nervore. Gjithashtu të mrekullueshme për shëndetin e trurit janë farat e lirit, arra, lajthia, fara e zezë, shega e egër, shafrani, qumështi i bletës, vitaminë B3, vitaminë D dhe magnez.

Në fund të bisedës Merja dha dhe disa këshilla të rëndësishme:

·        Nëse keni dhimbje koke pini një gotë ujë ose çaj, jo një qetësues

·        Në darkë pini një gotë qumësht ose çaj me lule bliri ose qumësht me borzilok

·        Në mëngjes pini një gotë me rozmarinë

·        Nëse keni marrë medikamente farmaceutike për një kohë të gjatë bëni detoks të trupit më çajin detoks dhe antioksidantët nga erëzat

·        Përdorni qumësht blete 40-50 g

·        Përdorni shegë të egër dhe vaj liri, pasi ju qetësojnë dhe ju mprehin trurin

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

Ora 14:31
Ylli Merja: Ju dhemb koka? Mos pini qetësues, por bëni këto veprime

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në studion e Rreze Dielli, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja ndër të tjera u ndal dhe tek dhimbja e kokës. Sipas tij është i gabuar kalimi direkt në përdorimin e qetësuesve.

“Ka shumë njerëz që u dhemb koka dhe marrin një ilaç qetësues, por unë do të thoja se truri në përbërjen e tij ka ujë, por ka dhe një lëndë toksike e cila shërben për të transmetuar menjëherë informacionin në fraksionin e sekondës, si psh veshi dëgjon një informacion dhe vendos në gadishmëri menjëherë tërë trupin. Nëse lagështira në tru nuk arrin përqindjen e duhur por fillon të shterojë siç shterojnë mikroelementet, pakësohet sasia e ujit, atëherë nis dhimbja e kokës. Pirja e një medikamenti në këtë rast është e gabuar, më mirë duroje pak atë dhimbje koke dhe mos e helmo trurin” shprehet Merja.

Për të larguar dhimbjen e kokës pini shumë ujë, pini një çaj me dafine, një çaj me borzilok apo bar blete. Me pirjen e ujit ne rrisim lagështirën në tru dhe lënda toksike nuk qëndron më në përqindje të lartë dhe dhimbja e kokës fillon të qetësohet. Gjithashtu masazhoni pak kokën për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.  

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?