Ne sot kemi një fakt politikisht të qartë që s’e kemi pasur më parë. Krerët e BE janë jo thjeshtë dakord por po shtyjnë në lobim që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Eurekai bie të thotë politikës shqiptare.
Por kjo nuk ndodh sepse PD, përkatësisht Sali Berisha jo vetëm që nuk është dakord por po financon institute të ca proxy tropojane për të nxjerrë se Shqipëria nuki afrohet standardeve të BE. Një përfundim ndoshtai arsyeshëm, por përse këtë qëndrim nuk e kanë drejtuesit e BE?
Natyrisht nuk janë tropojanë si përfaqësuesit e “pavarur” të instituteve që marrin financim nga BE. Shqipëria nuk është një vend si Zvicra, si Kroacia, si Sllovenia, por nuk mund të thuash asnjë argument se Shqipëria nuk është si Bullgaria apo Rumania. Vende si ne që sot janë anëtare të BE.
Shqipëria realisht ka pasur në sfidë që sot është drejtësia, reforma ku një prokuror mund të hetojë pushtetarë të rëndësishëm edhe të lartë. Kjo është arritur, madje edhe tejkaluar dhe realisht BE e ka kapur mesazhin.
Por në Shqipëri, kjo konsiderohet si rrezik, madje ka lbe të lidhur me PD që nxjerrin foto e video të zyrtarëve të BE në plazhet shqiptaret me shoqet e tyre, që e konsiderojnë këtë si një blasfemi. E kush, njerëzit që zotërojnë pronat më të mëdha, e janë shpallur non grata pikërisht për pasurit e paligjshme që janë kapur edhe në raste frenetike festash apo pushimesh?
Kush janë këto që akuzojnë zyrtarë që thjeshtë lahen në det, kur na çanë dërrasat për 30 vjet duke akuzuar regjimin komunist që kanë ndaluar të drejtën e festës, kur në të vërtetë bëjnë si ata? Përfundimisht këtu është problemi, ndaj Sali Berisha dhe avokatët pranë tij na çmendin çdo natë së përsërituri se redorma në drejtësi ka dështuar.
Në fakt ka ndodhur e kundërta, sado ka shumë probeme kjo reform sidomos në rastin e prokurorëve që prekin të drejtat njerëzore. Por BE e ka parë që Shqipëria ka në republikë prokurorësh dhei pëlqen. Nuk është gjë e re kjo. Ka ndodhur edhe në Bullgari, Rumani apo vende të tjera dhe atje është bërë politikë, por normale, jo kundërshtim për hyrjen në BE.
PD këtë e bën se nëse Shqipëria hyn në BE, Sali Berisha shkon për lesh. E bën se realisht ka një logjikë strategjikë për ta kundërshtuar. E këtë duhet ta bëjë Berisha, pasi zërat shkojnë deri tek lidhjet ruse e kineze…
Komente

Kreu i BE në mes të Tiranës thotë që Shqipëria meriton notën 10 krimineli dhe anti shqipëtari Sali non grata thotë se Shqipëria nuk plotëson asnjë detyrë...
PërgjigjuYlli jo PDja por shkatërruesi i Shqipërisë SALI BERISHA!
Përgjigju