Ilir Meta

Opinion

Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës

31 Dhjetor 2024, 18:57| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 19:00

  • Share

Ky vit që po mbyllet, politikisht ka pasur mjaft zhvillime, që në pjesën më të madhe të tyre janë shënuar nën shenjën e SPAK.

Ku sheshi përballë prokurorisë së Posaçmë është kthyer një piazz-an më kryesore të debatit publik, duke ja marrë edhe Parlamentit.

Që nga proceset e Berishës, maratona gjyqësore e të cilëve ka pasur një odise të madhe, tek shpërndarja formale e opozitës në një format më të ri, që është një process i riformësimit të saj, e deri tek vula e cirku i deputetëve të doktorit.

Zhvillim mjaft i rëndësishëm është kalimi në mënyrë rrufe i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, duke i dhënë një stad të ri që tashmë është totalisht i pakthyeshëm.

Me një fjalë zhvillime ka pasur shumë, të cilat janë pjesë e një procesi që po zë vendin e vet. Megjithatë kryengjarja ka qenë rasti “Ilir Meta”.

Me të gjithë debatet e polemikave që hapi ndalimi i tij nga policia, deri tek odiseja e proceseve që e përfshijnë, mund të thuhet se ishte kryengjarja e vitit.

Përveç rastit gjyqësor, dramës familjare, e natyrisht kokolepsjet që shoquruan të gjithë këtë tenovelë, politikisht në 2024, përjetuam rënien e një lojtari të fortë të politikës shqqiptare për 30 vjet.

Zyrtari dhe politikani i vetëm që brenda një periudhe të shkurtër dhe në moshë të re ka provuar postet më të larta të shtetit shqiptar.

Një rënie pikiatë, e cila erdhi pasi Ilir Meta ngjiti kryemajën e pushtetit, atë të Kreut të Shtetit. E pikërisht rënia nga lartësitë është gjithmonë më e rëndë sesa ajo që vjen nga një lartësi të ulët politike.

Kjo rënie përfaqëson realisht një fenomen shqiptar, një fenomen ku Ilir Meta ka natyrisht haqet e veta, por që në fund të fundit, këtu ligjin e bëjnë të mëdhenjtë, apo ata që kanë monopolin e politikës. Meta tentoi ta thyejë këtë skemë që në vitin 2004, por disheza e tij nisi në vitin 2009-2011, kur zhvilloi koalicionin e panatyrshëm me Sali Berishën. i cili edhe pse u pa me sy të mirë nga një pjesë e elektoratit të djathtë, krijoi një çarje të madhe politike në vend.

Çarje që u shoqërua nga një manovër e sforcuar e Ilir Metës për të ngritur fuqinë e tij politike nëpërmjet kleintelizmit politik.

Duke blerë elektorat majtas e djathtas, çka është jo vetëm e panatyrshme, por edhe jo dialektike. Realisht Ilir Meta ra pikërisht atëherë kur u ndje më i fortë. Gjithçka tjetër ishte një kronikë e një rënie të paralajmëruar.

LSI-ja e parë me profesorët, edhe pse nuk merrte 18 deputetë ishte garancia më e sigurtë për një ngjizje të “faktorit të tretë”.  Lëvizjet e forta pindarike dhe pa asnjë orientim i dhanë shtuan pasigurinë Ilir Metës, që më pas hyri në një moçal ku nuk dilte më. Në vitin 1991 është konsideruar si nga politikanët më të talentuar të së majtës, e sot është i padashur madje më shumë si nga e majta, si nga e djathta. /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 31/12/2024 19:56

    Ra Ilir Meta... Ra Saliu... Ra Basha... Ra Veliaj... Po nuk ju lejon tik-toku me mashtru si me Big Brother politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?