Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Suksesi i vetëm i Sali Berishës më 11 maj

23 Maj, 21:35| Përditesimi: 23 Maj, 21:37

  • Share

Rezultati numerik që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ishte katastrofë e përmasave thuajse e 23 majit 2023.

Harta rozë e Shqipërisë në numrin e votave është vetëm maja e ajsbergut që do të sjellë gjithnjë e më shumë në muajt e ardhshëm, përmasën reale të relevancës së partisë së Berishës, si qendër nevralgjike e opozitës së re në Kuvend.

Gjithsesi, suksesi, nëse mund të quhet i tillë, ishte se në shkallë kombëtare, por edhe në qarqe të veçanta, kandidatët e vendosur na PD, arritën të ndalonin një avancim i partive të dala nga PD, sidomos grupi i Lulzim Bashës.

I cili, duket se vijueshmërinë e madhe në rrjetet sociale që arriti, sidomos pas dissingut me Edi Ramën, nuk e pati real, por thjeshte virtual. Siç ndodh në të vërtetë në botën e rrjeteve, ku audienca nuk është as struktura, e as elektorat.

Në ditën e zgjedhjeve, një pjesë e konsiderueshme e votuesit opozitar, është vënë para një fakti të kryer, nëpërmjet stafit të kandidatëve, që të votojnë zgjidhjen më relevante, pra Berishën, edhe pse mund të kenë mbyllur hundën. Por shifrat reale, sidomos në Shkodër, tregojnë një arratisje të madhe të elektoratit tradicional drejt PS-së dhe PSD-së, dhe është e qartë fare. Diferenca mes PD dhe PS-së në rang qarku është vetëm 3 mijë vota, pa marrë parasysh faktorin PSD, i cili ka marrë gati 17 mijë vota.

Kjo mbajtje peng e mbështetësve si “rrugë e vetme” solli mos suksesin e subjekteve të Lulzim Bashës dhe Alibeajt. Të cilët duket përdorën një strategji politike, totalisht të pastudiuar, e cila ka rënduar shumë në strukturat e tyre sidomos në Shkodër. Ku kandidatët që vijnë nga një militancë mjaft të vjetër në PD, janë natyrisht të frustruar për këtë braktisje politike nga kupola.

Ndërkaq, kjo lloj vote “e shtrënguar” politikisht nuk është votë për Sali Berishën, por një vijim i “qëndrastarizmit” opozitar.

I cili natyrisht që kërkon ta rikthejë në efekt e padyshim suksese politik, në muajt që vijnë. Sali Berisha, tashmë nuk ka më asnjë shans që të mbajë me inerci këtë grup opozitar, të cilin e ka mbajtur me gajret për thuajse 2 vjet.

Ku narracioni më i madh ka qenë “mrekullia nga Trump” dhe nga SPAK. Të cilat, siç dhe ishin në fakt, rezultuan se ishin tollumbace me helium.

Problemet për Sali Berishën, sidomos tani që dosja Partizani ka hyrë në fazën e gjykimit në seancë, janë vetëm në ngjitje.

Arma e vetme që mund të përdorë të mbajë veten me gajret, është krijimi i kauzave për protesta dhe sherre, edhe nëpërmjet kontrollit  dhe influencës së paneleve të darkës.

Por, edhe ky narracion nuk mban më siç nuk mban as fabula e përdorimit të njerëzve me precedente kriminale, ngaqë vetëm rasti i fundit i Durrësit, tregoi një panoramë krejt tjetër. Ku jo thjeshte u vendos kandidat një personazh që kishte afërsi me të fortët, madje edhe në raste atentatesh, u arrestuan edhe personazhe të lidhur me strukturat e afërta.

Në shtator opozitës i duhet të prodhojë politikë, ndërsa Berisha do mundohet të prodhojë fabula të përkohshme, deri në zgjedhjet vendore. Ku synimi është për të vënë njerëzit e tij besnikë si kandidatë, por rrezikon që të pësojë efektin e braktisjes.

Ndërsa, nëse nga pjesa tjetër e opozitës, qoftë asaj brenda PD, qoftë opozita e re, ka hapësirë, jo thjeshte për të krijuar një terren të ri, por për ta lënë në hije faktorin tashmë “B”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?