Ervin Salianji

Opinion

Ylli Pata: Saljanji, një hero apo viktimë?

8 Korrik, 18:51| Përditesimi: 8 Korrik, 18:54

  • Share

Eshte krejt legjitime përpjekja e Ervin Saljanjit për të fituar kredo politike pas daljes nga burgu, si pasojë e sjelljes së mirë.

De jure, ish-deputeti i PD-së, nuk mund të kandidojë për ndonjë post publik, duke nisur nga më i vogli e deri tek zgjedhja si deputet.

Në një deklaratë të tij, si avokati, por edhe vetë Ervin Saljanji kanë thënë se do ta çojnë çështjen në Strasburg, në mënyrë për të shpallur pafajsinë. Ndërkohë sot, vetë politikani i opozitës, ka synuar ta quajë veten e tij si një i dënuar politik, si një deputet që është futur në burg thjeshte sepse ka akuzuar një zyrtar të lartë të qeverisë.

Në fakt, realiteti është krejt ndryshe, dhe kjo mund të shikohet qartë në vendimet që kanë dhënë gjykatat shqiptaret për këtë rast. Kemi të bëjmë me organizim të qartë për të krijuar një rast fake, që të akuzojnë vëllanë e Fatmir Xhafajt. Duke vendosur një personazh tjetër që ka bërë zërin dhe deklarimet e tij.

Ne sot kemi politikanë të lartë, që janë dënuar për “shpërdorim detyre” në kushtet kur nuk ka pasur as falsifikim e as ngritjen e një grupi për të ndërtuar skenarin “Babale”.

Megjithatë, kjo është çështje e mbyllur nga ana gjyqësore. Sipas të gjitha gjasave, Gjykata e Strasburgut, do të merret nëse ndodh, me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut ng apala që hedh në gjyq shtetin shqiptar. Pasi në Strasburg, kjo ndodh. Për këtë duhet pritur.

Ndërkaq, ka shumë gjasa që në Strasburg të mos gjykohet në thelb çështja penale ndaj tij, por kleçka tjetër që i intereson më shumë Saljanjit.

Pra që ish-deputeti i PD-së, të mos ndalohet të kandidojë për deputet, sepse në fund të fundit, ai e ka mbyllur dosjen e tij gjyqësore dhe kërkon rikthimin e të drejtave politike.

Ka shumë gjasa, madje shumë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen “Saljanji kundër shtetit Shqiptar”, t’i japë të drejt ëish-deputetit, pasi ligji i dekriminalizimit që i heq të drejtën politike, është një ligj anti-kushtetues dhe drastik.

Nëse ndodh kjo, atëherë të gjithë ata viktima të ligjit të dekriminalizimit, ish-deputetë e ish-kryebashkiakë, apo edhe kandidatë për kryebashkiakë, të rikthehen në fushën politike pasi kolegu i tyre, u ka dhënë një fitore të rëndësishme.

Në këtë rast, Saljanji do të jetë një hero, por hero i atyre që Partia Demokratike largoi nga politika në betejën e gjatë e të ashpër me Edi Ramën në 4 vitet e para të pushtetit të tij.

Por a mund të kthehet Ervin Saljanji në një hero i opozitës, brenda Partisë Demokratike? 

Tani është radha e tij për të bërë politikë pa “Babalen”, kështu që gjithçka e ka përpara dhe duhet të kalojë “provën e Besimit” të “Dora e Ngrohtë”…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?