Alxei Navalny

Ylli Pata: A ka pasur Shqipëria Aleks Navalny-t e saj?

29 Shkurt, 19:29| Përditesimi: 29 Shkurt, 19:32

  • Share

Historia e eleminimit të njeriut që mund t’i trondiste pushtetin Vladimir Putinit ka marrë sot kryeartikutjt e mediave kryesore në botë.

Disa thonë që nga vdekja e Navalnyt fitoi Perëndimi, por argumentet e tyre mbështeten thjesht në logjikën e akuzës ndaj regjimit të Kremlinit. Por duket qartë se i vetmi që fiton nga kjo fatkeqësi është thjesht Vladimit Putini. i cili e kishte Navalnyn një kundërshtar serioz dhe kurajoz për të kundërshtuar.

E Putin ju dha mesazh kundërshtarëve të tij se nuk ka burrë nëne që i kundërvihet atij.

Po historia e Aleks Navalnyt, nuk është e panjohur në Shqipëri. Të paktën në realitet, të gjithë ata që kanë tentuar të sfidojnë Sali Berishën, ose kanë qenë realisht sfidues, kanë pasur fatin e Navalnyt.

Të tjerët, nga kundërshtarë të çmendur janë kthyer në përkrahës të gëzuar të doktorit. Kemi të bëjmë me një situatë realisht interesante, mjaft interesante që ja vlen për studim.

Por përkrahësit e Berishës do të thonë, po mirë, kush janë kundërshtarët e Edi Ramës?

Kundërshtarët e Edi Ramës ende nuk kanë dalë, por paraardhësi i tij Fatos Nano, ka pasur mjaft kunndërshtar. Të cilët sot e kësaj dite gëzojnë shëndet e begati ekonomike të madhe siç janë Pandeli Majko e Ilir Meta.

Por nga ana tjetër, një nga kundërshtarët e Sali Berishës, Azem Hajdari nuk jeton më. U vra më 12 shtator 1998. Gramos Pashko ishte një tjetër figurë e fortë që mund të kundërshtonte Sali Berishën. Madje është epike fjalimi i Pashkos në takimin e PD-së, kur u përjashtua nga PD. Pas një periudhe militance me PAD në opozitë, dhe në qeverisje me PS-në si këshilltar i Fatos Nanos, profesor Pashko ju bashkua PD-së në vitin 2005, kur kjo forcë politike erdhi në pushtet.

Nuk kaloi asnjë vit, e humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me të birin, E njëjta gjë ndodhi me Pjetër Arbnorin,  Ali Spahinë e Safet Zhulalin e shefin e SHIK, Bashkim Gazideden.

Natyrisht të ndjerët e fundit nuk ishin kundërshtarë të Berishës, mandje ishin të afërm të tij. Por humbja e jetës së tyre nga mjaft qarqe është komentuar si një logjikë jo krejt e natyrshme.

Fakt është se ne në Shqipëri kemi pasur Navalnyt tonë, pasi në ccdo rast janë vrarë në embirion çdo mundësi alternative politike. E kjo ka ndodhur natyrisht në diktaturën e Enver Hoxhës, por nuk se shpëtoi në kohën e postkomunizmit.

Eduard Selami, kryetari i PD-së, në vizitin 1995, kërkoi të bëhet kryeministër. E kërcënuan dhe u largua në SHBA i mbrojtur nga qeveria amerikane. U rikthye dy herë por nuk se përfitoi gjë. Sot jeton sërish jashtë vendit. i linçuar dhe i sulmuar dhe i papranuar nga militantët, zoti Selami sot është një alien politik.

Por kjo nuk ndodh vetëm në PD. Edhe në PS sot të dalë një kundërshtar, apo rival i Edi Ramës, nuk se e ka situatën grurë.

Megjithatë këto janë probleme partish, thelbi është përse nuk del një figurë sfiduese ndaj liderëve tradicionalë? Sepse sicc ka thënë Fatos Nano: në Shqipëri, dorëheqja, është baraz me kohëheqje. Të ikën koka. Ku është sot Dritan Prifti me që ra fjala?!/Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pokoloko: 01/03/2024 16:13

    Po sali ber..

    Përgjigju
  • Po mër po: 01/03/2024 08:26

    Duhet të ketë pasur disa Navalny por i zhdukte ai që valëviste flamujt e Amerikës me dy gishtat lart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?