Edi Rama, Elvis Roshi dhe Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

16 Prill, 19:11| Përditesimi: 16 Prill, 19:15

  • Share

Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që SPAK ka arrestuar nga dhe afër mazhorancës.

Por ishte interesante se në atë montazh fotografik mungoi Elvis Roshi. Sulmi ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës ka qenë i ekzagjeruar payshim, por ishte PD që e mori përsipër ta bëjë atë në një flamur moral të lëvizjes së saj.

Dalja e Elvis Roshit në krah të Elton Roshit, kushëririt të tij në një takim elektoral, është ekzagjerim nëse mund të përdorej politikisht. Por jo në rastin e ish-kryebashkiakut të Kavajës, të cilin PD e ka pasur si një shënjestër politike.

Le ta marrim kështu: Sot Sali Berisha ka aleat Elvis Roshin dhe kundërshtare Evi Kokalarin. E cila ishte e vetmja amerikane që i erdhi në mbështetje në luftën me Bashën.

Natyrisht që zonja Kokalari ka pasur arsyet dhe interesat e veta, siç edhe sot Elvis Roshi ka arsyet e veta në fushatën ndaj të afërmit të tij. E gjitha kjo është dialektikë e politikës reale apo tribale. Por në të vërtetë fabula këtu ndër vite është mbarsur si politikë morale.

Me një moral të përmbysur natyrisht që më 21 janar kanë sulmuar jo Berishën, po Agron Malajn, më 15 mars jo Shkëlzen Berishën, por qeverinë e PS-së. Por duhet thënë se dosja Partizani ishte banko prova e kësaj logjike, ku shumica e opinionit opozitar thonë se Berisha është i akuzuar pa prova.

Askush s’e ka lexuar dosjen e cila dramatikisht po shkon drejt djegieve të afateve e nëse ndodh, atëherë zerohen të gjithë proceset që ka nisur SPAK. Përfundimisht. Megjithatë përtej aspektit penal, që përdoret politikisht me mide jo me logjikë, sot duhet thënë se Sali Brisha ka aleatë të gjithë që i leverdisin, pa lidhje dekriminalizimi. Politikisht aleanca me Roshin, edhe pse krejt lokale, madje tribale, ësht në thelb reale. Berisha nuk shikon ngjyrën e maces, mjafton të kapë minjtë.

Një pragmatizëm që rrëzon ligjikën e opozitës 12 vjeçare, jo në thelbin e asaj çfarë në të vërtetë është politika shqiptare, e cila është pragmatiste. Por që ka rrëzuar narracionin e saj. Pse Berisha është bërë aleat me Elvis Roshin në Kavajë? Sepse ky i fundit është një personazh lokal i rëndësishëm, e ka vota. Të cilat para 2011-s i ka pasur për PD dhe nga 2011 deri në 2017 i ka pasur për PS.

Po pse Berisha përkrahu Roshin e braktisi Kokalarin? Sepse i pari kërkoi një mandat deputeti në Kavajë dhe e dyta duket se pretendoi një lidership kombëtar. Çfarë fitoi Berisha dhe PD në këtë zgjedhje? Berisha mund të fitojë një mandat, por PD mund të humbë një perceptim politik. Dhe këtu është çështja, Sali Berishës më shumë se perceptimi i duhet një mandat, pasi nuk luan për fitore. /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?