Sot Gazment Bardhi ka bërë të ditur se PD nuk ka pranuar ndarjen e komisineve që ka projektuar mazhoranca. Bardhi, ka thënë se opozita nuk është dakord me vendet që Partia Socialiste i ka dhënë opozitës si drejtues komisionesh parlamentare. Dhe më pas ka bërë të ditur ë nuk do ta pranojë këtë skemë, e si rrjedhim do të marrin masat e duhura të kontestimit.
E gjithë kjo sjellje është në fakt një performancë burokatike e një opozite, pasi bën të ditur se është e mërzitur nga “bamirësia” e mazhorancës. Pasi në realitet numrat që ka opozita në Parlament, nuk e shtrëgojnë pushtetin që të negocojnë për një ndarje të rakorduar të trupave kuvendare.
Realisht, Edi Rama dhe mazhoranca mund edhe të bënin një akt politik hipokrit që t’i linin më shumë apo vende të tjera kryetaresh komisionesh për opozitën, por e gjitha kjo nuk do të ishte politikë, por një bamirësi e shtirur që do të fyenin rolin real të një opozite.
E cila nuk ka nevojë për mëshirë. Në rastin aktual, opozita nuk duhet të kërkonte asnjë drejtimi komisionesh, edhe sikur mazhoranca do të mendonta t’ja jepte.
Rasti i Komisionit Parlamentar të Integrimit është një zgjidhje e vendosur me negocim nga BE në vitin 2001, si pasojë e përpjekjes për krijimit të një klime besimi mes palësh. Gjë që nuk është arritur kurrë.
Sa herë opozita e të gjitha anëve e ka pasur kreun e komisionit të integrimit e ka përdorur për të bllokuar sipas urdhrit të partisë, apo për PR personal. Majlinda Begu dhe Jorida Tabaku janë shembujt më të freskët të kësaj atmosfere.
Edi Rama, ka menduar natyrisht në mënyrë të njëanshme që ta mbajë PS kreun e integrimit, si duket për të shtyrë më shpejt punët e planet e mazhorancës.
Por mendimi i Edi Ramës dhe mazhorancës, nuk ka logjikë të konticionojë opozitën. E cila nuk ka përsë bën skandalin se nuk merr kreun e komisioneve, por bën namin nëse preken të drejtat e opozitës dhe qytetarëve nga kjo mazhorancë.
Për në opozitë në kushte të vështira, mungesa e “beneviteve” nga mazhoranca janë kapak florir për të, që t’i përdorë si një lëvizje e pastër dhe e ndershme në një konteksti qeverisje autoritare.
Por, situata nuk është ashtu siç duket. Pasi sot, ditën kur Bardhi ka takuar kryeparlamentarin e ri Niko Peleshi, Sali Berisha kreu i PD, ka nisur ditën e parë të procesit të tij penal për korrupsion.
Shfryrja e Berishës që doli nga SPAK, shfryrja e Berishës në podiumin e PD-së nuk ishin asgjë tjetër veçse një konteksti i situatës jashtë politike të opozitës, por të gjendjes së tij penale. E cila nuk ka fare lidhje me opozitën.
Krahasojeni pak situatën e procesit të Hagës me atë të Berishës. për 5 vjet kanë duruar krerët e UÇK-së derisa u erdhi radha sot që të flasin dëshmitarët e mbrojtes, që kanë dhënë paj ajër të freskët.
Kë ka menduar Berisha për dëshmitarë mbrojtjeje, qoftë edhe më herët se pas 5 vjetësh?
Normalisht që s’ka menduar asnjë, pasi kullat janë aty së bashku me apartamente, dyqane e prona që vlera u rritet përditë. Për të cilat Sali Berisha nuk e mohon por thotë se i ka takuar dhëndrit të tij ajo pjesë që mori, ndaj nuk ka bërë ndonjë gabim.
E këtu është realisht kleçka e një procesi që edhe nëse do të zgjidhet procedurialisht, kurrë nuk do të ketë një paqe në opinion, e bëhet fjalë jo vetëm te kata që nuk e duan dhe nuk e votojnë Sali Berishën.
Këtu është problemi real i opozitës, e jo krerët e komisioneve parlamentare, pasi kur i ka pasur opozita, ose i ka shpallur “tradhëtare”, ose “Sude”, ose nuk i kanë vyer. Opozita forcohet më shumë kur nuk pranon mëshirën e mazhorancës, e këtu Edi Rama faktikisht i ka trajtuar fair, pavarësisht problemeve; nuk është treguar cinik.
Kështu që zemërimi i Gaz Bardhit në ditën e parë të tij si kryetar grupi, ishte vetëm një alibi, si një lloj plotësimi i shfaqes para SPAK të shefit të tij./Tema
Komente
