Ylli Pata: 'Bashkimi' në shenjën e grupit 'armik' të Kujtim Gjuzit e shokëve të tij!

11 Tetor 2022, 20:37| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 20:41

  • Share

Fotoja e Sali Berishës me aleatët margjinal të opozitës ka shkaktuar mjaft komente e gallata në rrjet. Kjo, jo thjesht nga letra e Kujtim Gjuzit për Joe Biden, pasi nga konservatori 24 karaësh që llastohej nga Edi Rama dhe Gramoz Ruëi në sallën e Parlamentit, pasi nga ai priteshin këto akte “jashtë të zakonshmes”.

I gjithë ky operacion që u shit nga propaganda e Foltores si një manovër konsensuale ka brenda dy mungesa të mëdha koherence; morale dhe politike. Të gjithë e mbajnë mend fushatën e gjatë të denigrimit të qarqeve të Berishës, mediave dhe mbështetësve të vet, që na u shfaqën si teraqli të intelektualizmit gjatë kohës që Kujtim Gjuzi, Rroshi e Alimadhi, apo edhe Selami Jenisheri, ishin eksponentët e opozitës parlamentare, kur Berisha ideoi djegien e mandateve dhe Ilir Meta i dekretoi në qershorin e vitit 2019.

Nuk lanë fjalë të rënë pa siluruar të gjithë këta deputetë, që në bazë të narrativës duket se Edi Rama i kishte emëruar si parlamentarë të Partisë Demokratike. Por realisht, edhe Gjuzi, edhe Kërpërata, edhe Jenisheri, edhe Roshi e Alimadhi ishin kandidatë zyrtarë të opozitës në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Por jo, nuk e pranonin, u hodhën lumenj të furishëm vreri e inati, ku i quajtën të pashkollë, të pakulturë, të blerë, të shitur e ë’nuk thanë.

Në fakt, ata deputetë të asaj kohe ishin një melhem për të qetësuar situatën që nga ana tjetër tensionohej me molotovë e voltanotov, që po mbushnin lidhjet live të Russia Today, së bashku me lobimin e famshëm të bienata.

E mbani mend gjithashtu debatin e ashpër, akuzat ndaj mazhorancës për prishjen e Paktit të 5 Qershorit 2020? U akuzua opozita e Kujtim Gjuzit, Jenisherit dhe Roshit, se i dhanë Edi Ramës, një instrument elektoral, sië ishte prishja e “koalicionit tren” që aq shumë e donte Ilir Meta.

Sa shumë u fol për këtë argument, sa u konsiderua si shkaku që opozita nuk ja mori pushtetin Edi Ramës. Në një farë mënyre, Gjuzi, Jenisheri me shokë u konsideruan si aleatët e Edi Ramës për mandatin e tretë. E sot? Pse Sali Berisha i nxjerr si qelqurina politike të vitrinës së tij? Logjika nuk se e rrok këtë argument, por përgjigja vjen spontane se Gjuzi me shokë i janë vetëofruar doktorit, i cili është në thatësirë për mbështetës VIP(Pika vipëve si puna kujtos).

Ndërkaq, politikisht sië u pa edhe më 21 prill 2021, ky arqipelag, së bashku edhe me Nard Ndokën, maksimumi mund të bëjnë një moëal politik, e kurrë një ujdhesë që të rrisë votat e opozitës. Asnjëri prej tyre nuk u zgjodh deputet, nuk arriti të marrë madje një shumë të dinjitetshme mbështetjesh në zgjedhje. Po pse Sali Berisha i mban afër sot, kur i ka telendisur për 2 vite me radhë? Ëfarë avantazhi politik sjell sot Gjuzi? Një mendje normale nuk besoj se arrin të nxjerrë ndonjë përfundim logjik.

Përveë rastit kur Joe Biden do ta përshëndesë në një mënyrë apo tjetër, Kujtim Gjuzin, atëherë aim und të quhet aleati më i rëndësishëm, por duke e krahasuar me rangun e “të mallkuarve” të opozitës parlamentare, që sot janë kthyer në të preferuarit e doktorit....

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?