Shkëlzen Berisha

Ylli Pata: Dimensionet e Gërdecit të pahetuar

10 Gusht, 20:07| Përditesimi: 10 Gusht, 20:10

  • Share

Ka realisht një retorikë të shumtë, madje kakofoni kur flitet për akuzat e abuzimit me detyrën të zyrtarëve të lartë. Që në të vërtetë nuk përbën fenomen shqiptar. Pasi abuzimi, konflikti i interesit dhe mënyra e sjelljes me kolltukun, është më shumë se një fakt penal, një koncpt filozofik, e rrallë gjendet ”Filli Arianës” për të shpjeguar se ku është krimi. Një dëshmi, një fakt i marrjes së rryshftit, i punësimit apo shpërblimit të një familjari apo njeriu të afërt e tjerë, apo një përgjim bisede që flet për këtë fenomen, munnd të zbulojë krimin apo shkeljen e nenit përkatës së Kodit Penal.

Ndërsa ngjarje të rënda si vrasja, sidomos vrasja masive, e në rastin tjetër e cilësuar, por edhe e fëmijëve, nuk lejon hapësirë për të diskutuar për të ,brojtur, për të amnistuar apo parashkruar. Një nga këto ngjarje është Tragjedia apo Katastrofa e Gërdecit. 26 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur. Ndër të cilët disa të mitur, si Edison Durda, djali i Zamira Durdës, e cila duket se është e vetmja viktimë e asaj tragjedie. Në fakt nuk është e vetmja, edhe pse vetëm pak kanë folur, vetëm pak kanë pranuar të përballen me një pushtet të tmerrshëm që ka tentuar të mbrojë apo amnistojë fajtorët.

Po cili është krimi i Gërdecit? Ai nuk është krim terminal, por një krim i nisur nga vija e parë që është vjedhja e korrupsioni. Djali i Kryeministrit mori përsipër të shesë municionet e ushtrisë shqiptare, duke përcaktuar çmimin, blerësin, por edhe njeriun apo skuadrën që të bëjë amballazhimin. Pastaj, gjeti edhe blerësin për barutin dhe bronnxin që dilte nga demontimi predhave të artilerisë.

Një akt mekanik që e kanë kryer gjithmonë ndërmmarrjet e specializuara të ushtrisë shqiptare në Poliçan dhe Gramsh. Por djali i kryeministrit të atëhershëm, vendos që këtë ta bëjë një operator që merrej me shitjen e hekurit dhe ndërtimet. OK, edhe mund të ndodhë, sikur ta bënte në bunkere të veçuara anës malit, por zgjidhi një fshat pranë Vorës që kishte njgitur Rinasin, ku edhe nuk dukeshin kamionët e transportimit, edhe kushtonin më pak, edhe fluturimet me avionë zgjidheshin kollaj.

Pra zgjidhja e Gërdecit si zonë demontimi është bërë me qëllim, për arsye fitimi dhe leverdie. Por rreziku për popullsinë si pasojë e municioneve që janë material i ndezshëm dhe i shpërthyeshëm, qëndron. Nuk se mund të ndodhë rastësisht, përqindja e rrezikut është gjithmonë aty.

Pra shkelja e parë e nenit të Kodit Penal është aty; ka qenë prej ditën e parë. E për këtë duhet të dënoheshin që nga ministri e deri tek kryeministri që ka lejuar që në Gërdec të ndërtohej një punishte demontimi. Pasi kanë pranuar ta ndërtojnë edhe pse rreziku për qytetarët, përkatësisht banorët por edhe më gjerë ishte i pranishëm.

Por siç dihet ne nuk kemi drejtësi, nuk kemi pasur përgjithësisht. Megjithatë, në kohën kur flasim, pra në kohën kur Prokurore e Përgjithshme ishte Ina Rama, kishte lëvizje të rëndësishme. Përkatësisht prokurorë që hapnin dosje edhe për të mëdhenj. Por për Gërdecin asnjëherë nuk u hap një dosje për implikimin e kryeministrit nëpërmjet influencës së familjarëve, përkatësisht djalit të tij. Sepse krimi këtu, nuk është kush e shkaktoi ndezjen e barutit në Gërdec, por kush e lejoi ngritjen e një punishte demontimi, edhe pse dihej se do të shpërthente. U bë për një arsye banale, siç u zhvendos Kosta Trebicka, i cili përveçse ishte një operator perfekt i amballazhimit, ishte qytetar amerikan dhe me kontakte të rëndësishme.

Një ”veti” që shumëkush i druhet. Në këtë rast Berisha dhe i biri as s’e rruan, siç thonë sot për SPAK. Sepse konsideronin veten të paprekshëm. E kështu vepruan edhe kur u vranë 26 vetë e u plagosën mbi 200. Një pjesë i paguan heshtjen por jo të gjithëve. Megjithatë e relativizuan çështjen për kaq shumë vite, e ka disa analistë panelesh që kur dalin në TV thonë se nuk ka faj kush. Po kush ka faj për vrasjen e Edisonit dhe të tjerëve më 15 mars 2008? Kanë kaluar shumë vjet? Edhe? Aq më keq akoma pasi çdo vit që kalon rëndohet edhe më shumë faji.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bureto: 12/08/2024 13:44

    Së pari mungon vullneti për ta hetuar dhe gjykuar këtë aferë korruptive që shkaktoi atë tragjedi. Ashtu si, tre vite më vonë, krimi shtetëror në 21 janar 2011, u mbyll me një vendim absurd: "Vrasje nga pakujdesia", edhe vendimi për Gërdecin ishte po aq absurd dhe qesharak: "Aksident teknologjik". Unë nuk e shoh gjetkë këtë teatër që prej 15 vitesh luhet në kurriz të të pafajshmëve, por dhe shumë të tjerëve të uritur për drejtësi, për vepse tek mungesa e vullnetit të saj, për të dhënë drejtësi. Mire atëhere që kur ndodhën këto dy tragjedi, kishim kryeministër një "monstër" dhe një drejtësi 'xhinxhoniste', plepiste, që ishte totalisht produkt i monstrës "non geara" dhe fëmijve të tij,të sanksionyar po ashtu, po sot kur ai ekziston vetëm fizikisht, në fakt si një "kufomë" politike, dhe drejtësia, konsiderohet e reformuar jashtë kthetrave të politikës dhe për më tepër e monitoruar nga amerikanët dhe BE, pse jemi ende më ato ujra? Hë pra, pse? Kjo pyetje ulëritëse, kërkon përgjigje, sidomos nga SPAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?