Natyrisht që fillimi është rasti Tahiri. Ministri i Brendshëm i PS-së, që edhe sot konsiderohet më popullori dhe që e riktheu policinë në publik. Sulmi ndaj Tahirit nisi herët, duke përdorur në mënyrë të qartë të dhëna nga SHIK dhe nga prokuroria e Përgjithshme e Tikut të “strehimit politik” të “Via Poma”.
Sulmi ndaj Tahirit nisi pikërisht pas takimit të Edi Ramës dhe ministrit të Brendshëm të Kohës në Shtëpinë e Bardhë; me Joe Biden dhe Barack Obamën. Pa mbërritur ende në Shqipëri, rrodhën lajme nga Prokuroria atëherë e Krimeve të Rënda dhe SHIK të përgjimeve dhe të ashtuquajtur dosje.
Në vitin 2017, pas zgjedhjeve parlamentare, në tetor shpërtheu rasti i Habilajve në mediat e Katanias. Menjëherë Lulzim Basha i bëri thirrje Adriatik Llallës që të arrestojë deputetin e PS-së. Llalla i tha lepe peqe; çoi kërkesën për arrest në Parlament.
Më pas ishte rasti i famshëm 184, zgjedhjet në Dibër, ku në mënyrë krejt të paprecedentë u vu në përgjim kryeministri i Republikës, Edi Rama. Pa vendim gjykate. Prokurori militant i Krimeve të Rënda, i lidhur familjarisht me Sali Berishën, kishte urdhëruar SHIK të bënte përgjimet. Më pas, në vend që të përgatiste dosjet për zgjedhjet lokale në Dibër të vitit 2016, Prokurori i Krimeve të Rënda i dërfoi diskun e përgjimeve te “Nëndaja”.
E në këtë rast Nëndaja nisi lojën politike me të, në fillim ua shpërndau ri reçencë “gazetarëve specialë” e më pas e çoi të plotë të Bild, me synimin që përveç viral të bëhej edhe bombë që do të vriste Edi Ramën.
Më pas e njëjta gjë ndodhi edhe me dosjen 339/1 por edhe më Toyota Jaris apo edhe SKY enkrochat. Nuk duhet harruar se si intermexo në këtë mes është edhe rasti Babale, që nuk ishte gjë tjetër veçse një montazh i krijuar nga aktorë, për të nxitur një zhvillim politik.
Ueee, harruam rastin Gjici, një ngjarjen hardcore që në fundin e verës pati një impakt gati më të madh se përvëlimi i Safetit me njeriun që i kishte futur kurth nga një çip i SHIK. Që duket edhe pse Bashkim Gazdedja ka vdekur me kohë, kontrollin e ka pasur dhe e ka gjithmonë Sali Berisha.
Thuajse të gjitha këto skandale apo zhvilime të forta kanë ndodhur kur dokori nuk ka qenë në pushtet, por gjithmonë ka qenë i pari që ka marrë lajmin e parë nga dosjet e mëdha.
Siç ishte rasti i sotëm, që në fakt është i djeshëm, sepse e paratha Edi Rama për dosjen e Toyota Yaris. Pra që dosja, edhe pse kishte vendim që nuk duhet të bëhet publike, i ishte dhënë Sali Berishës i pari. Po pse ndodh kjo? Si ka mundësi që doktori ka gjithmonë primatin e dosierëve të nxehtë?
Duket se më shumë se lojtar poltik ai është James Bond i vërtetë i politikës shqiptaret, që sipas gjasave është i lidhur me shërbimet secrete, të cilat janë të parët që arrijnë të zotërojnë këto të dhëna të forta. E më pas ja japin Berishës për të shpërthyer. Po përse ja japin gjithmonë?
Komente
